Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj gjatë një interviste për emisoonin “Vizioni i Pasdites”, ka bërë deklaruar se mendon se e ka kaluar koronavirusin.
Aktori ka treguar senë muajin Janar ka patur simptoma të një gripi si asnjëherë më parë, dhe ky grip i është rikthyer dy herë
“Nga data 3 Janar që prej datës 26 unë kam kaluar një grip të paparë të rëndë të rikthyer dy herë me temperaturë me frymëmarrje të vështirësuar, kam menduar se kam kaluar koronën, se unë grip të tillë skam kaluar në jetën time.
Bëra skopi kisha problem, fillova antibiotikë dhe nuk e di nëse e kam kaluar apo jo. Unë luftoj që të jem mirë.” u shpreh Llakaj.
Kujtojmë se edhe këngëtarja Orgesa Zaimi bëri të ditur se mendonte se kishte kaluar koronavirusin, për shkak të një gripi që kishte kaluar në muajin shkurt.
“Ne në periudhën e Shkurtit kemi qenë shumë të sëmurë. Kemi kaluar sëmundje familjarisht dhe rrjedhimisht ia kaluam dhe gjyshërve. Kam një bindje që ne mund ta kemi kaluar në Shkurt Koronavirusin, të gjithë si familje.
Kemi pasur simptomat,temperaturën dhe simptomat e gripit. Përfunduam të gjithë me antibiotikë. Kam një përshtypje që ne duhet ta kemi kaluar në Shkurt se s’bën.
Tani jemi të gjithë mirë, të shëndetshëm. Nuk kemi asnjë simptomë gripi, dhe na ka ndihmuar shumë kjo periudha në shtëpi,”– shpjegoi këngëtarja.
Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga rruga panoramike e Shirokës. Rama shprehet…
Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…
Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…
Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…