Categories: Uncategorized

Agjencia evropiane: Ndotja e mjedisit shkakton 13% të vdekjeve në Evropë

Luftimi i ndotjes së mjedisit është kyç për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve në Evropë, veçanërisht për grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit më të varfër, tha Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA).

Ndotja e mjedisit u përmend si shkaktare e 13 për qind të vdekjeve në Evropë, duke kontribuar në sëmundje jo-ngjitëse të tilla si kanceri dhe sëmundjet e zemrës, tha Agjencia.

Të lidhura

None found

Vlerësimi i EEA-së për shëndetin dhe mjedisin, vuri në dukje se ndotja e ajrit ishte “faktori kryesor i mjedisit që nxit sëmundjet”.

Mbi 400.000 vdekje të parakohshme çdo vit në BE janë pasojë e ndotjes së ajrit, tha agjencia me bazë në Kopenhagë, duke vënë në dukje lidhjet me sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.

Edhe zhurma në mjedis ka ndërlidhje me çështje të shumta shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe madje edhe vdekjen e parakohshme.

Ekspozimi afatgjatë ndaj zhurmës mjedisore shkakton rreth 12.000 vdekje të parakohshme çdo vit në rajonin Evropian, tha agjencia, duke theksuar se transporti rrugor ishte një burim kryesor i zhurmës, transmeton DPA.

Shumë sëmundje kronike jo vetëm që zvogëlojnë jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës së pacientit, ato gjithashtu paraqesin një barrë për familjet e tyre, komunitetet dhe sistemin shëndetësor, tha autorja kryesore e raportit, Catherine Ganzleben./tch

të fundit

Këmbimi valutor 17 Nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të martë, një dollar amerikan, blihet për 81.8 lekë dhe shitet për 83 lekë. Euro, blihet me 90.4 lekë…

5 minutes ago

Eksperti i mjekësisë ligjore: Jeffrey Epstein mund të jetë vrarë në qelinë e burgut

Rrethana të reja kanë rikthyer në vëmendje vdekjen e Jeffrey Epstein, pasi një patolog mjeko-ligjor pretendon se financieri amerikan nuk…

6 minutes ago

Trump, Putin dhe Xi përballë pesë sfidave që mund të riformësojnë rendin global

Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri kinez Xi Jinping pritet të takohen të enjten në Kinë,…

7 minutes ago

Pensionet shqiptare arrijnë vetëm 19% të fuqisë blerëse në BE, do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar

Pensioni mesatar neto në Shqipëri kishte vetëm 19% të fuqisë blerëse të pensionit mesatar në Bashkimin Europian në vitin 2025,…

11 minutes ago

Sot mblidhen pesë komisione parlamentare: shëndetësia, arsimi dhe ekonomia në agjendë

Pesë komisione parlamentare do të zhvillojnë sot mbledhje dhe takime në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku në rend dite…

24 minutes ago

Izrael, kërkohet hetim për përfshirjen e stafit të Netanyahut në arrestimet gjatë zgjedhjeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përballet me kërkesa për hetim, pas akuzave se një anëtar i stafit të tij ka…

25 minutes ago