Ditën e sotme ka nisur seanca plenare e para për vitin 2020.
Teksa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi po prezantonte rregullat për proces verbalin e seancës, deputeti Kujtim Gjuzi është shprehur i pakënaqur me proces-verbalin e seancës së kaluar.
Sipas Gjuzit administrata e Kuvendit, duhet ti dëgjojë mirë deputetët kur flasin, dhe mos ti shtrembërojnë fjalët e tij.
Por gjatë ankesës së Gjuzit, një nga deputetët e mazhorancës, nuk e ka mbajtur dot veten, dhe kjo ka bërë Gjuzin të acarohet.
Kujtim Gjuzi: Te proces verbali kam dy këshillime për administratën, ta ketë më shumë vëmendjen kur flasin deputetët, unë nuk e përdor fjalën “zog nëne” por “zot nëne”, është e para…
-E dyta, kur dua të përdor fjalën burg, e përdor edhe ndonjeherë “burgj”, kështu i themi ne atij vendit ku fusim kafshët. Kjo ishte në lidhje me proces-verbalin e seancës së kaluar….
-Ca ke që tund kokën ti ore, nuk të pëlqen? Nuk të pëlqen ty?
Gramoz Ruçi: Vazhdo fjalën, mos fol me deputetët zoti Gjuzi.
Kujtim Gjuzi: Zoti kryetar të paktën mbaji në qetësi sot këta, në 100 vjetor, mbani qetësi mor…Edhe gjatë kohës që folën kolegët e tjerë, si ato grenxat xanxare, boll o burrë….
Gramoz Ruci: Ska vërejtje të tjera, miratohet proces-verbali.
Ndërsa ka mbaruar ankesën e tij, deputeti Kujtim Gjuzi është larguar nga foltorja, duke shfryrë ndaj maxhorancës.
Zgjedhjet e 11 majit 2025 nxorën 140 deputetë të rinj dhe të vjetër që do të futen në Parlamentin e…
Dikur martesa ishte qëllimi përfundimtar i çdo lidhjeje. Sot? Jo më. Brezi i ri po sheh martesën me sy të…
Eurovision 2025 është përfshirë në një skandal pas akuzave për manipulim votash që, sipas disa vendeve, i dhanë Izraelit një…
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave nga…
Kosova ka vendosur ta ndalojë përkohësisht mishin e pulës dhe produktet e tjera të shpendëve nga Brazili, ka bërë të…
Me anë të një postimi në Facebook, kryebashkiaku i arrestuar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë dilancin e 100…