Categories: Uncategorized

Abuzoi s*ksualisht me nxënësen 12 vjeçare, shtyhet sërish vendimi për mësuesin

Prej dy vitesh, prindërit e 12-vjeçares së mitur nga fshati Luftinjë enden dyerve të Gjykatës në pritje të një vendimi ndaj mësuesit të shkollës fillore, që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tyre.

Dy vite pas nisjes së gjykimit në Gjykatën e Shkallës së parë Gjirokastër, seanca gjyqësore ndaj mësuesit 64–vjeçar, Myzafer Dida, nga fshati Muçodemaj në Luftinjë të Memaliaj, është rishtyrë sërish.

Të lidhura

None found

Paraditen e së martës, Prokuroria e Gjirokastrës ka prezantuar pretencën e vet, duke kërkuar 5 vjet burg për mësuesin, pasi ka argumentuar me fakte e prova se është kryer vepra penale.

Seanca gjyqësore është shtyrë në fillim të shtatorit, pasi avokati mbrojtës, Benard Aliko, kërkoi kohë për të shqyrtuar çështjen dhe provat e reja të paraqitura në Gjykatë.

Një vit më parë ishte po Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër që dha shtyrjen e seancës me argumentimin se kishte mungesë provash, që, sipas Gjykatës, do të mund të vërtetonin pretendimet e familjarëve të 12-vjeçares së mitur për ngacmim seksual.

Skandali i kësaj çështjeje nisi që prej fillimeve të veta në dyert e Gjykatës, kur ndonëse Prokuroria kërkoi “Arrest me burg”, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër dha masën “Detyrim paraqitjeje”, e mbështetur më pas edhe nga Gjykata e Apelit.

Kjo e fundit, në seancën e 26 qershorit 2018, vetëm pak ditë pasi ngjarja e rëndë qe bërë publike, argumentoi se duhej të ishte Prokuroria ajo që duhej brenda 10 ditëve të apelonte vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Shkelja e afateve nga Prokuroria e bëri të pavlefshme kërkesën për arrest me burg për një afat 45-ditor për mësuesin Myzafer Dida, që gjatë gjithë kësaj periudhe dyvjeçare ka qenë me “Detyrim paraqitjeje”. I pyetur nga “Panorama”, Idajet Beqiri, avokat i palës mbrojtëse, pohon se Prokuroria ka ardhur me prova dhe fakte shtesë mbi ngjarjen. Dëshmi kyçe ka qenë ajo e një prej nxënësve që ka qenë dëshmitare e veprimeve abuzive të mësuesit.

Nxënësit e tjerë të klasës, një pjesë e të cilëve kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe abuzimeve, janë rimarrë sërish në pyetje para seancës së fundit gjyqësore, në prani të psikologut, ndërsa dëshmitë e tyre janë regjistruar. Gjatë këtyre dëshmive kanë dalë në dritë fakte tronditëse, pasi një prej tyre ka treguar me detaje veprimet e kryera nga mësuesi. Ai shkon më tej kur pohon se është pikasur nga mësuesi, i cili e ka rrahur dhe kërcënuar për të mos treguar asgjë nga ato që ka parë.

64– vjeçari Myzafer Dida ka qenë gjakftohtë dhe mohues në Gjykatë. Ai nuk ka pranuar për asnjë moment akuzat, duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese, por duke e cilësuar procesin të manipuluar dhe akuzat të pabaza.

të fundit

“Shqiptaria është me Shkupin”/ Studentët protestë në sheshin Skënderbej për gjuhën shqipe

Studentët shqiptarë kanë paralajmëruar organizimin e një proteste më 26 maj në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në shenjë solidariteti me…

2 minutes ago

Operacioni i SPAK për grupin që pastronte para, mediat italiane japin detaje: U lëshuan 14 masa sigurie, lidhjet me vrasjen e të riut në Canosa di Puglia

Mediat italiane kanë dhënë detaje në lidhje me një operacion të përbashkët mes autoriteteve italiane dhe Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion…

21 minutes ago

Integrimi/ Shqipëria dhe BE-ja zhvillojnë sot Konferencën e 8-të Ndërqeveritare, në fokus mbyllja e kushteve të ndërmjetme

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian, do të mbajnë sot në Bruksel Konferencën e 8-të Ndërqeveritare për procesin e negociatave të anëtarësimit,…

39 minutes ago

EMRAT/ SPAK operacion kundër pastrimit të parave, arrestohen 4 persona

Një operacion i SPAK ka goditur një grup kriminal, të dyshuar për pastrim parash dhe aktivitete të tjera të paligjshme.…

1 hour ago

Trump: Uraniumi i pasuruar i Iranit do t’i dorëzohet SHBA-së ose do të shkatërrohet

Në një postim në platformën Truth Social, presidenti Donald Trump, tha se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit duhet…

1 hour ago

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.5 lekë. Euro, do…

2 hours ago