Categories: Uncategorized

Abuzoi s*ksualisht me nxënësen 12 vjeçare, shtyhet sërish vendimi për mësuesin

Prej dy vitesh, prindërit e 12-vjeçares së mitur nga fshati Luftinjë enden dyerve të Gjykatës në pritje të një vendimi ndaj mësuesit të shkollës fillore, që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tyre.

Dy vite pas nisjes së gjykimit në Gjykatën e Shkallës së parë Gjirokastër, seanca gjyqësore ndaj mësuesit 64–vjeçar, Myzafer Dida, nga fshati Muçodemaj në Luftinjë të Memaliaj, është rishtyrë sërish.

Paraditen e së martës, Prokuroria e Gjirokastrës ka prezantuar pretencën e vet, duke kërkuar 5 vjet burg për mësuesin, pasi ka argumentuar me fakte e prova se është kryer vepra penale.

Seanca gjyqësore është shtyrë në fillim të shtatorit, pasi avokati mbrojtës, Benard Aliko, kërkoi kohë për të shqyrtuar çështjen dhe provat e reja të paraqitura në Gjykatë.

Një vit më parë ishte po Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër që dha shtyrjen e seancës me argumentimin se kishte mungesë provash, që, sipas Gjykatës, do të mund të vërtetonin pretendimet e familjarëve të 12-vjeçares së mitur për ngacmim seksual.

Skandali i kësaj çështjeje nisi që prej fillimeve të veta në dyert e Gjykatës, kur ndonëse Prokuroria kërkoi “Arrest me burg”, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër dha masën “Detyrim paraqitjeje”, e mbështetur më pas edhe nga Gjykata e Apelit.

Kjo e fundit, në seancën e 26 qershorit 2018, vetëm pak ditë pasi ngjarja e rëndë qe bërë publike, argumentoi se duhej të ishte Prokuroria ajo që duhej brenda 10 ditëve të apelonte vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Shkelja e afateve nga Prokuroria e bëri të pavlefshme kërkesën për arrest me burg për një afat 45-ditor për mësuesin Myzafer Dida, që gjatë gjithë kësaj periudhe dyvjeçare ka qenë me “Detyrim paraqitjeje”. I pyetur nga “Panorama”, Idajet Beqiri, avokat i palës mbrojtëse, pohon se Prokuroria ka ardhur me prova dhe fakte shtesë mbi ngjarjen. Dëshmi kyçe ka qenë ajo e një prej nxënësve që ka qenë dëshmitare e veprimeve abuzive të mësuesit.

Nxënësit e tjerë të klasës, një pjesë e të cilëve kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe abuzimeve, janë rimarrë sërish në pyetje para seancës së fundit gjyqësore, në prani të psikologut, ndërsa dëshmitë e tyre janë regjistruar. Gjatë këtyre dëshmive kanë dalë në dritë fakte tronditëse, pasi një prej tyre ka treguar me detaje veprimet e kryera nga mësuesi. Ai shkon më tej kur pohon se është pikasur nga mësuesi, i cili e ka rrahur dhe kërcënuar për të mos treguar asgjë nga ato që ka parë.

64– vjeçari Myzafer Dida ka qenë gjakftohtë dhe mohues në Gjykatë. Ai nuk ka pranuar për asnjë moment akuzat, duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese, por duke e cilësuar procesin të manipuluar dhe akuzat të pabaza.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago