Categories: Uncategorized

A rrezikojmë të na ndërpritet energjia? Ja si përgjigjet administratori i OSHEE

Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, garanton qytetarët shqiptarë se energjia elektrike nuk do të mungojë dhe se sipas tij, janë marrë të gjitha masat për të garantuar furnizim të qëndrueshëm.

Sipas Çelës, i vetmi skenar që do të çonte në ndërprerje të detyruara të energjisë do të ishte nëse qytetarët nuk do të paguanin rregullisht faturën mujore të konsumit.

“Kjo do ta vinte OSHEE në kushtet e një krize financiare dhe pamundësie për të garantuar furnizimin me energji të konsumatorëve. Situatë e cila do të shoqërohej me ndërprerje të detyruara të energjisë dhe nevojë për mbështetje nga Buxheti i Shtetit, pra sërish nga taksat e shqiptarëve.

Ky skenar nuk ka asnjë shans që të ndodhë dhe qytetarët janë të vetëdijshëm se duke qenë korrektë me pagesën e faturës mujore, do të mbajmë në këmbë sistemin elektroenergjetik që është një pasuri e përbashkët”, theksoi Çela.

Çela gjithashtu garanton:

“Ju siguroj që në çdo skenar të përkeqësuar të situatës, jemi të përgatitur që çdo spital, çdo ambulancë, çdo njësi shëndetësore mos të ketë ndërprerje energjie.

E dimë mirë misionin tonë, nëse ikën energjia është njësoj sikur të mos i kesh vënë një respirator një të sëmuri. Jemi në linjë të parë dhe në vigjilencë absolute për të eleminuar çdo defekt të mundshëm”, shprehet Çela.

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

1 hour ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

1 hour ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

2 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

2 hours ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

3 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

3 hours ago