Categories: Uncategorized

A rrezikohet Shqipëria nga koronavirusi? Flet shefja e repartit infektiv

Najada Como, shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT gjatë emisionit Opinion ka treguar se koronavirusi është i rrezikshëm, pasi ka dhe një mutacion gjenetik. Sipas saj deri tani Shqipëria nuk ka rrezik.

“Është marrë nga produktet ushqimore, gjarpri dhe lakuriqi i natës dhe nga ushqimet e detit. Ne jemi aktualisht në sezon gripi ky është infeksion respirator në pamje. Është më i egër se viruset e tjerë. Nuk ka medikamente që e shërojnë. Vaksina të mbron nga infeksioni respirator por jo nga virusi”, theksoi Najada Como, shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT.

“Unë jam i shqetësuar, jo i trembur. E kam zgjedhur një profesion të tillë. Se sa jemi të zotë ne për ti shërbyer njerëzve. Jo se ka lidhje me një situatë që unë parashikoj, jashtë kontrollit. Veçoria e kësaj është nëse merr elementë globalë, shqetësimi është global. Problem është se çdo shtet do merret me veten. Ne duhet të marrim masat që na takon. Jo panik! Paniku nuk na ndihmon”, tha Arben Picala, drejtor i Repartit të Urgjencave në Spitali Hygeia.

Një eksperte në Kinë paralajmëron se lloji i ri i virusit, i cili u ndesh për herë të parë në qytetin kinez Wuhan, mund të fitojë forcë gjë që mund të rrisë aftësinë e tij për t’u transmetuar nga një person tek tjetri.

“Njerëzit e infektuar në Wuhan e kanë përhapur virusin në provincat e tjera. Në disa provinca po shohin ky virus i gjeneratës së dytë, po bëhet shumë i rrezikshëm”, thotë Li Lanjuan, i Akademisë Inxhinierike Kineze./opinion

të fundit

Rikthehen skemat piramidale online, qindra shqiptarë mashtrohen me kriptomonedha

Askush nuk të jep para falas, dhe këtë shqiptarët duhet ta kishin mësuar nga skemat piramidale të vitit 1997. Por…

1 second ago

Izreali kërkon tërheqjen e raportit të OKB-së që shpalli zinë e bukës në Gaza: Janë falsifikuar disa elementë

Izraeli tha të hënën se po kërkonte tërheqjen e një raporti mbi të cilin OKB-ja u mbështet për të shpallur…

13 minutes ago

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë…

19 minutes ago

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina devijon nga rruga/ Plagoset rëndë një person, niset me urgjencë drejt spitalit

Një tjetër aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pranë zonës së…

48 minutes ago

Gati lista me emrat e rinj, Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

Kryeministri Edi Rama raportohet se e ka bërë gatin listën me emrat e rinjë me të cilët do të qeverisë…

57 minutes ago

Ushtria izraelite kryen operacion në Bregun Perëndimor, plagosen 7 persona

Dhjetëra ushtarë izraelitë kanë kryer një operacion në qytetin Nablus të Bregut të pushtuar Perëndimor, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët palestinezë…

2 hours ago