Categories: Uncategorized

A po i ndryshon rregullat e lojës për t’u bërë mbret? Përgjigjet Rama

“Nuk mund të ndalohet Kuvendi dhe PS-ja që të shkojnë përtej kornizës, jo për të bërë Edi Ramën mbret, por për t’i dhënë më shumë pushtet qytetarëve në zgjedhje…”

Kryeministri Rama në daljen e sotme para gazetarëve tha se marrëveshja e 5 qershorit është në parlament dhe është futur në procedurë.

Të lidhura

None found

Pyetur nëse këto ndryshime të pa diskutuara me opozitën do të prodhojnë një krizë të re, Rama u përgjigj se nuk po ndryshohen rregullat e lojë dhe se kush kërkon alibi për të krijuar situata konflikti nuk ka zor t’i gjejë.

Pyetje: Ju po ndryshoni disa rregulla loje, duke anashkaluar opozitën jashtëparlamentare. Apo rrezikoni kështu konsensusin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe po dilni kundër ndërkombëtareve që janë investuar në këtë marrëveshje. Nëse shqiptarët i donin listat e hapura, pse PS nuk e ka pasur një kauzë të vetën si me votën e emigrantëve.

Rama: Kjo tregon se PS ëhstë një qenie e hapur me sy e veshë dhe ëhstë një qenie që arsyeton e që vendos. Nuk e kemi pasur kauzë listat e hapura sepse nuk kanë qenë kauzë e partive të mëdha.

Në popullin shqiptar gjatë viti të fundit ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm edhe si rezultat të përditshëm që ka bërë opozita parlamentare për listat e hapura.

Kjo ka qenë në vëmendjen tonë. Për ne ka qenë e qartë qysh në krye të herës, nuk kemi probleme të diskutojmë edhe çështje të sistemit, por fillimisht duhet të bëjmë kodin.

Kam admirim për angazhimin dhe këmbënguljen e ambasadores Yuri Kim dhe miqve të tjerë, për realizimin e asaj marrëveshjeve.

E kam thënë që ajo marrëveshje u bë në një ambasadë dhe me të huaj, por ka qenë e domosdoshme. Ne nuk do të mbajmë peng marrëveshjen dhe ajo është përkthyer në tekst e është në Parlament dhe ëhstë në procedurë.

Nëse kalojmë Kodin në Kuvend dhe del një pikë që mungon apo që është tjetërsuar, atëherë le të na e thonë se cila ëhstë.

Nuk mund të ndalohet Kuvendi dhe PS-ja që të shkojnë përtej kornizës, jo për të bërë Edi Ramën mbret, por për t’i dhënë më shumë pushtet qytetarëve në zgjedhje.

Pyetje: Mund të prodhojë sërish krizë kjo pasi këto pika nuk janë diskutuar me opozitën dhe listat e hapura po i bëni se i duan shqiptarët apo se doni të hiqni mundësinë e koalicioneve parazgjedhore, që do të ishte një mundësi që Rama të bëhej mbret?

Rama: Se Edi Rama fiton zgjedhjet? Tani është e qartë që unë punoj që PS të mos humbë. Unë nuk punon që të humbasë PS dhe të fitojë PD e Lulzim Basha.

Jam i gatshëm që ta bëj Bashën pjesë të fitores, por nuk mund të punoj me PS-në që të bëjmë gjithçka që të humbasin. Ky nuk është ndryshim i rregullave të lojës.

Rregullat janë të shkruara në marrëveshje. Ky është një ndryshim që fut qytetarët në lojë më shumë se sa janë sot.

Kush kërkon alibi për të krijuar situata konflikti e kemi parë që nuk ka zor t’i gjejë alibitë, por nuk jam këtu për të menaxhuar problemet psikologjike të askujt, por jam këtu për të drejtuar forcën më të madhe politike.

Kurrë nuk do të pranoja unë me dëshirën tonë, që administrata zgjedhore sot të vazhdojë të jetë politike.

të fundit

Malaj për Samitin e NATO-s: 145 milionë euro do të paguhen nga shqiptarët, Rama ka humbur ndjeshmërinë njerëzore

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

12 minutes ago

KEDS u bën thirrje qytetarëve për kujdes nga linjat elektrike për shkak të erërave të forta

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

12 minutes ago

Kristjan Asllani mbetet i mahnitur nga supergoli i Muçit: Nuk gjej fjalë

Shqipëria ia del të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2 -…

16 minutes ago

Muçi pas golit ndaj Finlandës: Shpresoj që Salah të më rekomandojë te Liverpooli

Ernest Muçi ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores së Shqipërisë ndaj Finlandës, duke shënuar një eurogol në triumfin 2-0…

16 minutes ago

Qazim Laçi pas fitores ndaj Finlandës: Kemi luajtur mirë dhe mund të shënonim më shumë

Shqipëria ia doli të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2 -…

22 minutes ago

Kurti takohet me kryeministrin kanadez Mark Carney në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

23 minutes ago