Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli theksoi sot në lidhje me koronavirusin se Shqipëria është vend me rrezikshmëri shumë të ulët, edhe për faktin se nuk kemi fluturime direkte me Kinën.
“Në Itali ka pasur vetëm dy raste dhe kanë qenë të dy turistë kinezë. Rreziku është i ulët, megjithatë ne si ministri kemi marrë masat që të minimizojmë efektet e këtij virusi. Ky virus është njësoj si gripi dhe ne duhet të marrim masat edhe vetë: të lajmë duart shpesh dhe të teshtijmë në kartëpecetë, jo në dorë”, deklaroi Rakacolli nëa2.
None found
Zv/ministrja shtoi se pavarësisht rrezikut të ulët, “është ngritur një “task-force” për të parandaluar ardhjen e virusit dhe përballjen nëse do të kemi ndonjë rast me koronavirus”.
Kur u pyet se si mund të dallohen shenjat e koronavirusit, Rakacolli shpjegoi: “Shenjat e gripit dhe koronavirusit janë të njëjta, vetëm analizat mund ta nxjerrin faktin nëse je apo jo i prekur me koronavirus”.
Rakacolli u bëri thirrje shqiptarëve që të ruhen më shumë nga gripi sepse “atë kemi problem aktualisht në Shqipëri”.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…