Categories: Uncategorized

A jemi më të lumtur tani që e telendisëm edhe Henri Çilin?

nga Enkel Demi

Nuk e them dot që e kam shok Henri Çilin, megjithëse e kam hasur qysh në fund të viteve ’90 në gazetën “Koha Jonë”. Pavarësisht kësaj, e njoh mirë dhe ja kam vërejtur me vëmendje sipërmarrjen në fushën universitare në botime, në media.

Të lidhura

None found

Henri Çili është njeri i bërë vetë. Ai është i vetërealizuar nga thembrat në krye, gjë që shpesh mund t’ia ketë bërë të vështirë vetëkontrollin apo përmbajtjen në sinoret e të panjohurit. Për pasojë, kjo në Shqipëri ngjall urrejtje të verbër.

Shpesh kam patur dallime idologjike me të, meqenëse liberalizmin e kam parë përherë si lakmus majtist në gjirin e së djathtës. Nuk më kanë pëlqyer disa ide të tij për mandate vazhdimësie pushteti, kurse tani që është për ndërprerjen sak të këtij pushteti, për koiçidencë i vënë prangat.

Ani, këto janë ide, qëndrime, por asgjë e keqe. Nuk më ka lidhur kurrë puna me këtë njeri, por mendoj që nuk i ka bërë ndonjë gjëmë këtij vendi, as ka marrë kënd në qafë.

Lajmin e arrestimit të tij e mora qysh të premten mbrëma dhe nuk e fsheh që u trondita. Në mëngjesin e së shtunës pata fatin e keq të lexoja me detaje për çfarë e kanë ndaluar.

Këtu fillon arsyeja e këtij shkrimi; tek gjykimi që ne të tjerët marrim përsipër të bëjmë qysh në 24 orët e para të ndalimit. Kam vërejtur ngazëllim, mallkim, sharje, shfryrje dufi kudo që hap kompjuterin apo çoj telekomandën.

Lajmin e përhapi një pronar mediash, i cili për hir të së vërtetës të tërë katandinë e tij e ka vënë, sepse është në shërbim të qeverisë. Ai i çeli udhën “shtyllës së turpit”, në të cilën kujt i ra udha andej parí nuk ngurroi të pështyjë.

Henri Çili mund të ketë bërë faj, megjithëse nga ajo dosje të krijohet përshtypja se prej dëshpërimit i është futur një rruge të rrezikshme. Por, të paktën Henri Çili nuk ka shtënë pushkë, nuk ka bërë drogë, nuk ka thithur kokainë, nuk është bandit, nuk na del në ndonjë vend që t’ia shtrëngojë lakun në fyt shqiptarëve që t’i cysë të hyjnë në grevë urie për bukën e gojës.

Po more, i ka hyrë detit në këmbë dhe ai e di pse.

Gjithë kjo urrejtje ndaj tij me gjasë është valvul shkarkimi që gjindja ka ndaj pasunarëve në këtë vend. Shumica e tyre dërrmuese u ka hipur në shpinë, por a është Henri i këtillë?

Kjo pyetje për ca kohë duhet të mbesë pa përgjigje, se ku i dihet Çili mund të jetë përfshirë në një keqkuptim të madh ose duhet lënë të ndjekë fatin e tij.

Të gëzosh se hyn në burg një njeri i sipërmarrjes, medias, botimit është mjerim i madh shpirtëror.

Njeriu nuk mund të jetë i lumtur prej xhelozisë sikur me qenë hienë që zgërdhihet, kur luani rrëzon përtokë një antilopë.

Or’ kot me pyet tani që e mallkuam edhe Henri Çilin a ndjehemi më mirë? A i sosëm hallet? /27.al

të fundit

Gresë Krasniqi says her father refused a medical check-up in The Hague: How can I ask him to accept care from those who betrayed him?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

2 hours ago

Violent protest, government increases number of police officers receiving a €2,500 bonus

Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të miratuar më…

2 hours ago

Gresë Krasniqi tregon se babai refuzoi kontrollin mjekësor në Hagë: Si t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre që e tradhtuan?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

2 hours ago

Yan Diomande mahnit me një gol spektakolar ndaj ish-klubit në Ligën e Kampionëve

Yan Diomande ka shënuar një gol spektakolar për Real Madridin në përballjen ndaj RB Leipzigut, në kuadër të fazës së…

2 hours ago

BE-ja mund të zbusë ndalimin e shitjes së makinave me benzinë dhe naftë pas vitit 2035

Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga plani për ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të…

2 hours ago

Si u bë leva e Volkswagen Golf GTI simboli i topit të golfit?

Modeli Volkswagen Golf GTI është i njohur për shumë karakteristika sportive, por një nga detajet më të veçanta të tij…

2 hours ago