Mjeku Ilir Alimehmeti tha se nisur nga ecuria e deritanishme e virusit COVID-19 në vendin tonë duket se jemi duke hyrë në platonë e kurbës, por kjo sipas tij nuk do të thotë se do të kemi një rënie të menjëhershme.
Ai theksoi se masat kufizuese tek ne u morën në kohë rekord dhe ky është një nga faktorët kryesorë pse epidemia tek ne u shfaq më butë, por ekzistojnë edhe hipteza sipas të cilave njerëzit në vende si Shqipëria janë pak më imunë.
“Nëse mund t’i themi plato kësaj tonës. Rritja jonë ka qenë lineare. Ne nuk patëm asnjëherë një rritje rastesh me COVID-19. Kanë qenë të njëjtat shifra pothuajse çdo ditë. 20 raste në ditë si mesatare nuk është ndonjë shifër shqetësuese.
Tek ne epidemia është shfaqur më butë. Qëndrojë disa hipoteza që thonë se njerëzit në vende si Shqipëria janë pak më imunë.
Megjithatë masat tek ne ishin shumë më shpejt në kohë në krahasim me Italinë. Kjo mund të ketë dhënë efektin e rrafshimit të kurbës”, tha mjeku.
Mjeku Alimehmeti pohoi faktin se rritja e temperaturave, ashtu siç pritej dhe siç është vërtetuar nga studime të ndryshme do të sjellë zbutjen e virusit, por kurrsesi zhdukjen e tij.
I pyetur lidhur me masat e para liruese që duhen marrë kur të dalim nga gjendja e pandemisë, z. Alimehmeti theksoi faktin se me rëndësi është që të mos kuptohej se kjo hapje nuk është një çelës dritash.
“Duhet të vijë shumë ngadalë, duke i dhënë kohë që të kuptohet nëse këto lehtësime janë OK, a duhen shtuar të tjera.
E para ekspozimi i njerëzve më aktivë nga ana imunitare, nuk mund të bëhet hapja duke nisur nga moshat e vjetra.
Hapja më shumë e orareve të lëvizjeve. Hapja e disa aktiviteteve jopublike. Baret, restorantet etj., paraqesin ende risk”, tha z.Alimehmeti ne emisionin Ilva Now ne EuroNews.
Ish-Shefi i Shtabit të IDF-së, trupat mbrojtëse të Izraelit, Gadi Eisenkot, tha se djali i Gal, i cili u vra…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, që pritet të miratohet në mbledhjen e…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të…
Të hënën u konfirmua zyrtarisht se talenti i ri, Leon Avdullahu, ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, duke refuzuar…
Një lidhje e veçantë midis nipërve dhe gjyshërve shpesh është e vështirë për t’u shpjeguar me fjalë, plot dashuri dhe…
Kris Jenner, e njohur si “momager” dhe ylli i kopertinës së Vogue Arabia për shtatorin, ka zbuluar vendimin e saj…