Categories: Uncategorized

A është e përgatitur Shqipëria për koronavirusin? Ministria e Shëndetësisë mban mister karantinën

Dy viktima nga koronavirusi në Italinë fqinje ka ngritur alarmin edhe në Shqipëri.

A është Shqipëria e përgatitur për të mbajtur në kontroll virusin e frikshëm?

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive, Silva Bino ka dalë në një deklaratë për mediat duke treguar masat e shtetit shqiptar për koronavirusin.

Bino bëri thirrje se një këshillë e madhe për të ruajtur njerëzit nga virusi vdekjeprurës është kujdesi për higjenën personale dhe për njerëzit që udhëtojnë jashtë vendit.

Teksa fliste për masat që duhen marrë në pikat kufitare, Bino tha se janë për ti ardhur në ndihmë dikujt që mund të vijë nga një zonë e rrezikshme dhe është e nevojshme vetëm pajisja me maska kirurgjikale.

“Edhe kontakti me Italinë është shumë i shpeshtë në krahasim me vendet e tjera. Duhet të theksoj që virusi në asnjë vend të botës nuk duhet të ndalet në aeroport. Masat janë më të rëndësishme për ato që dalin nga vendi, sidomos në Kinë, por nuk kanë ndonjë vlerë në kapjen e hershme.

Dua të theksoj që Shqipëria është vend që ka eskperiencë të mirë në gjurmimin e kontakteve. Javën e shkuar, ne përdorëm veten tonë për të parë sa shpejt e kapnim kontaktin.

Karantina është vend për të shëndoshët. Nëse flasim për një kontakt të një sëmuri, atëherë sipas kushteve futet në karantinë, nëse kushtet e lejojnë apo futet në një karantinë e përcaktuar mirë. Është një strukturë spitalore se kemi zgjedhur strukturë që të përmbushim kushte të mira që i përkasin një karantine.

Një karantinë do të thotë që ky person të izolohet në mënyrë që të mos ketë kontakt me të tjerët, por të ketë kushtet e nevojshme, prandaj është përzgjedhur një spital që i plotëson këto kushtet.

Përveç spitalit, nëse do të kemi më shumë raste, do të bëhet karantina në shtëpi ose në kushte të posaçme. Natyrisht do të jetë i kontrolluar sepse ka mënyrën e kontrollit të vet. Këto janë elementë të rëndësishëm sepse kam marrë telefonata. Është normale që njerëzit kanë frikë, por nuk duhet të kenë panik sepse paniku vret më tepër”, u shpreh Bino.

Sa i përket numrave që njerëzit e prekur duhet të telefonojnë, Bino përmendi “127” duke thënë se është urgjenca kombëtare që bashkëpunon me Ministrinë e Shëndetësisë.

E pyetur përse nuk dihet karantina e ngritur nga ministria, Bino tha: “Nuk mendoj se duhet ta dini ku është. Kini besim tek strukturat dhe tek ne sepse e ndjejmë veten shumë keq, të dyshuar në çdo gjë që bëjmë.”

Ajo theksoi se nuk ndodhet pranë pikave kufitare dhe i bëri apel njerëzve që të shmangin urgjenca sepse rrezikonin që të merrnin viruse të tjerë që qarkullojnë në spitale.

të fundit

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

4 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

36 minutes ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

53 minutes ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

1 hour ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

1 hour ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

1 hour ago