Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu tha se për arrestimin e Orgest Bilbilit, i cili u kap një ditë më parë pas përballjes rastësore me një efektiv, ngjarje që shkaktoi edhe dy të lënduar, një vajzë kalimtare dhe vetë të prangosurin, ka pasur disa operacione që nuk kanë rezultuar të suksesshme.
Sipas drejtorit të policisë, duke folur në emisionin Kjo Javë, informacionet se ku fshihen Bilbili, kanë qenë të pasakta.
A kishte info policia për vendndodhjen e tij?
Veliu: Edhe për personin që përmendët janë organizuar disa raste operacione pavarësisht se jo në të gjitha rastet janë të suksesshme se jemi të detyruar të vlerësojmë informacionet e të marrim masat e nevojshme.
Edhe për këtë rast janë organizuar disa operacione të njëpasnjëshme.
Informacione kemi pasur kanë qenë të natyrave të ndryshme por jo në të gjitha rastet ia kemi arritur që ti kapim.
A mendoni se do shërbejë arrestimi për zbardhjen e ngjarjeve të tjera ku ka qenë i përfshirë ky shtetas?
Veliu: Grupi hetimor ka informacione e është duke punuar, këto janë cështje të hetimit.
Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm…
Një tërmet me magnitudë 4.8 rihter goditi Turqinë perëndimore, në rajonin më të gjerë të Balikesirit. Tërmeti u ndje të…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka monitoruar nga qendra e komandës së Forcave Ajrore izraelite në Tel Aviv operacionet ajrore kundër…
Dy vajzat e reja që shihni në foto janë 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku. Dy motrat Dhimaku…
Gjendet e vetëvarur në banesë një e mitur 15-vjecare. Ngjarja ka ndodjur në fshatin Çukë të Sarandës. E mitura mesohet…
Pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy persona dhe u plagos një tjetër, një aksident i rëndë…