Ministrja e Arsimit, Besa Shahini thotë se në fund të këtij muaji do të vendoset përfundimisht se çfarë do të ndodhë me mbylljen e vitit shkollor.
“Vendimin për modalitetet e përfundimit të vitit shkollor, si dhe informacione të tjera të rëndësishme për nxënësit dhe studentët, do t’i publikojmë në ditët në vijim, para fundit të prillit”, thotë ministrja në përgjigje të shqetësimeve të nxënësve.
Sipas saj, janë disa skenarë të cilët do të vlerësohen në vendimin e javës së ardhshme. Nuk ka ende një vendim final për mbylljen e vitit shkollor, do ta kemi në fund të prillit. Po shohim situatën me koronavirusin sesi po zhvillohet ajo dhe po presim një vendim nga taks forcë për koronavirusin nëse do të kthehemi në shkolla apo jo. Sidoqoftë ne i kemi të gjithë skenarët gati si në rastin që të kthehemi në shkolla si në rastin që nuk kthehemi në shkolla dhe do të zbatojmë njërin nga këto skenarë” ka thënë Shahini.
Shahini ka theksuar se në fund të prillit, do të botohen edhe planet e reja orientuese për mature.
“Studentët pyesin për mënyrën si do mbyllet viti akademik. Ne po punojmë ngushtë me rektorët, dekanët, shefat e departamentit që të shohim se çfarë kanë planifikuar universitete e ndryshme për mbylljen e vitit akademik. Ne po koordinojmë punët me ta, por në fund të ditës vendimmarrja është e Universitetit. Por në fund të prillit do të marrim një vendim të përbashkët edhe për mbylljen e vitit akademik.”
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me përhapjen e murtajës së bagëtive të imta në Shqipëri.…
Ambicia e Paris Saint Germain duket se nuk njeh kufij, as sportivë dhe as ekonomikë. Në fakt, parisienët, të sapoardhur…
Armina Mevlani në një dalje të bërë kohët e fundi është komentuar nga ndjeksit se është në pritje të ëmbël.…
Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro për t’ia…
Ylli i kombëtares gjermane dhe një nga talentet më të mëdhenj në futbollin evropian, Florian Wirtz, është shumë pranë një…
Gjatë audiencës së përgjithshme të mbajtur të mërkurën në Vatikan, Papa Leon XIV ka bërë një thirrje të fuqishme për…