Categories: Uncategorized

A do të kryejë sulm Irani në Shqipëri? Çfarë thonë vetë muxhahedinët

Tensionet në rritje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë shtuar vigjilencën dhe sigurinë përreth kampit ku strehohen anëtarët e MEK, në Manëz. Numri i rojeve private është rritur, si dhe patrulla të policisë qëndrojnë aty 24 orë.

“Zhvillimet në Lindjen e Mesme po ndiqen me shumë vëmendje nga komuniteti i muxhahedinëve në Shqipëri. Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhet me fatin e tyre, ndaj në kampin e tyre në Manëz të Durrësit masat e sigurisë janë rritur”.

Gjithsesi, kampi i muxhahedinëve duket i qetë. Jashtë kamerave pohojnë se po ndjekin shpresëplotë zhvillimet në Iran.

Drejtori i zyrës së shtypit të MEK e përshëndet vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani më 3 Janar.

“Ai ishte një nga kriminelët më të mëdhenj të kohës sonë dhe besoj se ajo çfarë ndodhi është mirëpritur nga njerëzit e Iranit dhe të rajonit”, thotë Shahriar Kia.

Në Shqipëri ndjehen të sigurtë, por regjimi i Iranit mbetet për ta një rrezik.

“Ne kemi qenë gjithmonë të kërcënuar nga regjimi iranian jo vetëm në Shqipëri, dhe për sa kohë regjimi iranian vazhdon aktivitetin e tij terrorist, kërcënimet do të jenë gjithmonë të pranishme”.

E përjashton faktin se Shqipëria mund të kërcënohet nga Irani.

“Ishtë sulm ndaj terrorizmit, kjo është pozitive. Ne gjithmonë kemi shpresë për të ardhmen e Iranit. Shqipëria nuk është e përjashtuar nga vendet e tjera prej sulmeve terroriste. Por jo në mënyrë specifike, pra nuk mendoj se ka ndonjë rrezik konkret për Shqipërinë”.

Prej 6 vitesh në kampin e Manzës janë të strehuar rreth 3000 muxhahedinë, kundërshtarë të regjimit të ajatollahëve në Iran./klan

të fundit

FOTO/ Krimi për pronën në Has, ky është personi që ekzekutoi 34-vjeçarin! Autori reagoi pas ngjarjes në rrjetet sociale: M’u desh të vri*ja dikë

Personi në foto është 41-vjeçari Ylber Jaku, i cili vrau me armë zjarri pasditen sotme në Has 34-vjeçarin Ryshyt Sallahu,…

15 minutes ago

“Tre mandatet nuk na kanë lodhur”, Rama: Duke bashkuar votat, do i japim fuqi Shqipërisë për ta çuar si zonjë në shtëpinë e BE

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijon turin e mbylljes së takimeve elektorale në qytetet e vendit. Rama: Është magjepsëse…

40 minutes ago

“Erdhi në Korçë si pazarxhi, mendoi se mund të blinte një qytetar të thjeshtë”, Berisha: Fushata e Ramës u përqendrua tek Ilir Vrenozi!

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në Korçë për të vijuar me javën përmbyllëse të fushatës elektoral para zgjedhjeve…

1 hour ago

Kandidati i Sarandës u kap me kokainë, reagon partia e Adriatik Lapaj: Një dozë i gjetën, nuk janë tonelata!

Ferdinand Dervishi, gazetar i njohur dhe njëherësh kandidat i “Nismës Shqipëria Bëhet” në këto zgjedhje, ka reaguar pas lajmit se…

1 hour ago

Dalja nga ngërçi, PDK thirrje presidentes Osmani për një tryezë gjithëpërfshirëse politike

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike…

1 hour ago

Për herë të parë, podkastet do të vlerësohen në Golden Globes

Pas vitesh të tëra uzurpimi gradual të shumë formave të mediave të trashëguara, podkastet janë gati të japin kulmin në…

1 hour ago