Categories: Uncategorized

A do të ketë valë tjetër të COVID-19 në vjeshtë? Mjeku: Të përgatitemi për më të keqen!

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti foli në lidhje me situatën e pandemisë në vend e shkaktuar nga COVID-19.

Alimehmeti, duke folur për mbylljen e bareve dhe klubeve të natës, tha se kjo gjë është bërë në kuadër të evitimit të grumbullimit të qytetarëve, duke shtuar se monitorimi në terren nuk ka funksionuar si duhet.

“Mendoj si vendim është marrë në kuadrin e evitimit të grumbullimit të qytetarëve, nuk është muzika, nuk ka lidhje muzika me virusin, por është një lloj sjellje që bën të mundur grumbullimet e njerëzve. Mendoj se jo të gjitha lokalet kishin grumbullime kjo është një masë që i godet të gjithë njëlloj. Tregon një farë mungese aftësie në kontroll dhe monitorimit në terren.

Duket se kontrollet që janë në terren, punën e tyre nuk e bënin i duhet. Këtu kemi një prishje të rendit normal. Nëse një kafene duket shumë e mbipopulluar nuk ka sens që të shkosh atje, por gjej një vend me më me pak njerëz.”- tha Alimehmeti.

I pyetur nëse do të ketë një situatë më të ndërlikuar nga virusi në vjeshtë, mjeku tha se teknikisht pritet që të ndodhë, por askush nuk e di në të vërtetë se çfarë do të ndodhë.

“Teknikisht pritet, çfarë do të ndodhë askush nuk e di. Ajo që është e vërtet për tu thënë është që duhet të shpresojmë më të mirën dhe të bëhemi gati për më të keqen.

Personeli shëndetësor është ai që është, numri i personelit mjekësor është i vështirë të rritet, por numri i testimeve mund të rritet, numri strukturave mund të rritet.

Virusi ekziston, kemi në dorë veten tonë, mund ta mbajë distancë higjenën, ku nuk ndihemi të sigurt ose të mos shkojmë fare, ose të mbajmë një maskë. Duhet një kontroll më i fortë.”- tha mjeku.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago