Categories: Uncategorized

A do t’a godasë stuhia “Ciara” Shqipërinë? Ja çfarë pritet të ndodhë nesër (FOTO LAJM)

Nga stuhia e fortë e quajtuar ‘Ciara’ që ka goditur Britaninë e Madhe më 9 shkurt, kanë mbetur të vdekur 6 persona, ndërsa dëmet materiale në vend janë të mëdha. Mësohet që stuhia e fortë ka përfshirë edhe Gjermaninë, Francën, Belgjikën, Hollandën.

Gjithsesi, frika ekziston edhe për vendin tonë, sepse sipas ekspertëve, është mësuar se të premten e 14 shkurtit pritet që stuhia e fuqishme ‘Ciara’ të godasë edhe Shqipërinë.

Sinoptikania Adiola Bani, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, ka deklaruar se vendi ynë do të mbetet në periferi të kësaj stuhie, dhe ajo që paraqitet problematike do të jetë dita e nesërme. Sipas saj, do të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash që sot gjatë natës, duke sjellë reshje të pakta në pjesën më të madhe të territorit dhe nesër gjatë mesditës, do kemi reshje mesatare dhe lokalisht intesive.

“Kjo stuhi ka qenë shumë problematike për Kontinentin Europian. Por vendi ynë do të mbetet në periferi të kësaj stuhie dhe ajo që paraqitet problematike do të jetë dita e nesërme. Ku do të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash që sonte gjatë natës, duke sjellë reshje të pakta në pjesën më të madhe të territorit dhe nesër gjatë mesditës do kemi reshje mesatare dhe lokalisht intesive. Reshjet më të dendura do jenë në zonat veriore dhe zonat verilindore të vendit.

Përsa i përket erës që shkakton dëmet më të mëdha të shoqëruar me shi, do të jetë problematike vetëm në brigjet detare, sonte gjatë natës deri nesër në mesditë me shpejtësi 65-70 km/h.

Duke filluar që nga mesdita e nesërme, do të kemi rënie të intensitetit të erës dhe përmirësim të kushteve të motit. Puna në port nuk do pezullohet, sepse për t’u pezulluar era duhet të jetë më e fortë.

Duke qenë se kemi vranësira dhe reshje në gjithë territorin, sigurisht që presim edhe rënien e temperaturave. Më i ndjeshëm do jetë gjatë mesditës së nesërme me të paktën tre gradë, kryesisht në territorin verilindor të Shqipërisë.

Ditën e shtunë duke qenë se do ketë edhe diell, do na sjellë një rritje graduale të vlerave termike nga dita në ditë, duke patur kështu temperaturë normale për muajin shkurt”, shprehet Adiola Bani.

të fundit

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…

8 minutes ago

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

25 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

49 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

51 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

1 hour ago

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

1 hour ago