Categories: Uncategorized

A do mbyllet Lotaria amerikane prej pandemisë? Ja çfarë thotë Zëri i Amerikës

Bazuar në programin e Lotarisë së Vizave dhjetëra mijëra imigrantë të mundshëm mbështeten në fatin e shortit për të fituar mundësinë për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara, pa sponsorizim nga një punëdhënës ose anëtar familjeje.

Ky program është ndërprerë përkohësisht nga administrata e Presidentit Trump për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por për disa që fituan lotarinë e vizave në fund të vitit të kaluar, përpjekjet për të realizuar ëndrrën amerikane kanë qenë të vështira.

Të lidhura

None found

Pas marrjes së një vize përmes lotarisë, që njihet edhe si lotaria e kartave jeshile, Erick Alamsjah erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Indonezia në fund të vitit 2019 me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Ai punoi në sektorin e teknologjisë informative për 8 vjet në kryeqytetin indonezian të Xhakartës.

Por edhe me një përvojë të gjatë pune, ai nuk ka arritur të gjejë një punë me orar të plotë.

Erick Alamsjah, fitues lotarisë amerikane të vizave

“Nga të gjitha aplikimet që kam dorëzuar, qoftë ato në industrinë e shitjeve me pakicë apo punë të tjera në teknologjinë e informacionit, unë kam marrë përgjigje vetëm nga industritë që tani konsiderohen thelbësore, si farmacitë, dyqanet ushqimore dhe firmat e ndërtimit. Ndoshta duhet të pezullojë përkohësisht përpjekjet për të gjetur një punë në teknologjinë e informacionit“.

Ndërkohë, sa për t’ia daluar, zoti Alamsjah tani po punon si nëpunës në një dyqan kompanisë “Home Depot” në shtetin e Merilendit. Ky dyqan i shitjes së mjeteve, pajisjeve dhe materialeve të ndërtimit konsiderohet biznes thelbësor në këtë kohë pandemie.

Vinia Agnessia nga Indonezia është gjithashtu fituese e lotarisë amerikane. Ajo ndërpreu studimet në vitin e saj të fundit për stomatologji në Padang, në ishullin e Sumatrës për të lëvizur në qytetin e Nju Jorkut, në fund të vitit 2019.

Pa diplomë universiteti dhe përvojë pune, Vinia e kishte të vështirë të gjente një punë me orar të plotë. Ajo punoi me orar jo të plotë si kamariere në një restorant japonez për disa muaj derisa u mbyll për shkak të pandemisë. Ajo e gjeti veten të papunë në Shtetet e Bashkuara, në epiqendrën e një pandemie, në një nga qytetet me koston më të lartë të jetesës në botë.

“Prindërit e mi janë të shqetësuar për mua, jo vetëm për shkak të koronavirusit, por edhe financiarisht sepse jam e papunë. U thashë atyre: “mos u shqetësoni. Unë jam këtu në mënyrë të ligjshme dhe kam të drejtë të marr ndihmën e qeverisë“.

Ajo i referohet stimulit ekonomik prej 1,200 dollarësh dhe Programit të Ndihmës për të Papunët për shkak të Pandemisë. Nga programi i fundit, Vinia merr rreth 600 dollarë në javë, të cilat ajo i përdor për të paguar qiranë, faturat, ushqimin dhe transportin, ndërsa po kërkon punë.

Ndërkohë, familja e zoti Alamsjah mbetet optimiste për të jetuar një jetë të re në Amerikë mes pasigurisë së shkaktuar nga pandemia.

“Ne kemi ardhur këtu për fëmijët tanë, për arsimimin e fëmijëve tanë. Ne kemi marrë tashmë vendimin tonë, kështu që do vazhdojmë rrugën dhe shpresoj se gjërat do të përmirësohen“, thotë Sari Alamsjah, bashkëshorjtja e fituesit të lotarisë amerikane të vizave, Erick Alamsjah.

Familja Alamsjah dhe Vinia janë pjesë e një grupi prej rreth 55,000 njerëzish që vijnë në Shtetet e Bashkuara çdo vit përmes lotarisë së kartave jeshile, shumë prej të cilëve tani thjesht po përpiqen të mbijetojnë./voa

të fundit

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, predhë e paidentifikuar godet një anije tregtare në Hormuz

Një anije tregtare është goditur nga një predhë e paidentifikuar në Ngushticën e Hormuzit, sipas njoftimit të Agjencisë Britanike për…

4 minutes ago

BE bën thirrje për kufij më të fortë pas krizës së emigrantëve në Ceuta, Ursula von der Leyen: Duhet të punojmë më shumë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për “veprim të përbashkët” në forcimin e sigurisë kufitare,…

12 minutes ago

Parashikimi i motit 4 Gusht 2026, temperaturat arrijnë deri në 39 gradë

Ditën e martë vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët…

17 minutes ago

Arrestohet “El R1” në Meksikë, dyshohet se urdhëroi vrasjen e influencerses gjatë një live-i në TikTok

Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit kryesorë të Kartelit…

22 minutes ago

Discover What the Stars Have in Store for You Today, August 4, 2026

Dashi Dite shume e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni…

7 hours ago

Vinicius kërkon kontratë të nivelit të Mbappés, zbulohen kushtet e tij për Real Madridin

E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në “Santiago Bernabeu”,…

8 hours ago