Teksa vendet europjane po marrim masa për parandalimin e shtimit të rasteve të reja, eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho tha në “Wake Up” në Top Channel se duhet të bëhen më shumë testime. Sipas tij, nëse do të testojmë më shumë, do të zbulojmë më shumë raste.
Më tej Dasho u shpreh se nuk mund të flasim për valë të dytë, të tretë, të katërt, pasi përgjigja e përhapjes së virusit është në varësi të masave të marra.
“Kjo puna e valëve u bë pak qesharake, sepse ne shikojmë një situatë të tillë në fakt. Vende të ndryshme të botës morën masa të ndryshme në raport me virusin. Nuk mund të flasim që epidemia u soll njëlloj në Itali, në Kinë, në Angli, në Gjermani, në Suedi apo në vende të tjera. Vende të ndryshme patën shpërthime të ndryshme. Grupe të ndryshme shkencëtarët arritën në përfundime të ndryshme. Në Shqipëri kemi pasur një ritëm konstant.
Nuk e di nëse është e vërtetë apo artificiale, pra që ky ritëm konstant vjen pasi aq testojmë. Po të testojmë më shumë ndoshta do zbulojmë më shumë, këtë nuk mund ta themi dot pa bërë teste aq sa duhet. Pra ne nuk mund të flasim dot në kushte me kompetencë për valë të dytë, të tretë dhe të katërt”, theksoi ai.
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…