Categories: Uncategorized

A do jetë Berisha sërish kandidat për deputet? Flet Besnik Mustafaj

Ish-deputeti i PD Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24” deklaroi se gjendja nga koronavirusi në vend mbetet shqetësuese.

“Gjendja nga koronavirusi është shqetësuese. Është shqetësuese se 1 në 5 të testuar dalin pozitiv me Covid-19. Nëse bëhen shumë teste, do të thotë se dalin më shumë persona pozitiv me Covid-19.

Të lidhura

None found

Thuhet se dy spitale Covid-19 mund të dalin edhe jashtë kontrollit. Nëse ajo që lajmëroi Putini është e vërtetë, atëherë mund të kemi disi shpresë”, tha Mustafaj.

Ai u shpreh se kandidaturat e PD do të verifikohen brenda datës 15 shtator.

“Janë 600 kandidatura nga PD dhe zgjedhja do të jetë normalisht në mënyrë sa më të mirë. Përzgjedhja e kandidatëve do të përfundojë deri më 15 shtator. Ne kemi kërkuar ndihmën e partnerëve tanë gjermanë. Këto janë kandidatë janë më të mirë sesa ata që kanë qenë”, u shpreh Mustafaj.

I pyetur nëse ish-kryeministri Sali Berisha mund të jetë në listë, Mustafaj tha se ish-kreu i qeverisë ka bërë denoncime të guximshme për drogën dhe fenomene të tjera të pushtetit të Edi Ramës dhe ndaj ka kontribut në PD.

“Unë jam një nga kritikët e Sali Berishës që më 2007. Por, në kohën që ai është në opozitë, Berisha ka dhënë kontribut të çmuar në opozitarizëm. Berisha denoncoi drogën, denoncoi një sërë skandalesh. Në këtë kuptim, Sali Berisha ka kontribut në Partinë Demokratike. Në cilësinë e Berishës si deputet, ai mund të themi ka kontribut. Unë jam ndër të parët që kam kthyer disa figura sërish në PD. Unë besoj se të zemëruarit e ikur edhe mund të kthehen.

Jozefina Topalli përshembull ka pasur kritika për PD, por është e lidhur me Partinë Demokratike.

Ajo mund të jetë propozuar në Shkodër. Kur bashkëvepron eksperienca me të renë, besoj se bëhet diçka e mirë. Rama ka bashkëpunëtorë figura që janë të reja, por janë një lloj klani le ta themi. Shoqëria ka eksperiencën për të gjykuar drejt programin tonë dhe kandidaturat”, deklaroi Mustafaj.

të fundit

Edison Ndreca dënon dhunën ndaj studentëve: Arsimi dhe dinjiteti nuk zëvendësohen me shkopinj gome

sulmi fizik ndaj studentëve protestues Në lidhje me protestën e sotme në qytetin e Tiranës, ku janë evidentuar pamje të…

27 seconds ago

Pope Leo XIV successfully completes lung surgery

Ndërhyrja kirurgjikale në mushkëri, së cilës iu nënshtrua Papa Leone XIV në spitalin Gemelli të Romës, ka përfunduar me sukses,…

10 minutes ago

After more than 7 hours of protest, around 40 people escorted to police stations in Tirana

Pas më shumë se 7 orësh protestë me tensione të larta, përplasje fizike dhe ndërhyrje të përsëritura të forcave të…

10 minutes ago

Demo on the student protest: No justification for violence, responsibility must be determined by the evidence

“Dënoj pa asnjë rezervë sulmet ndaj punonjësve të Policisë, dëmtimin e pronës publike dhe private. Protesta paqësore është një e…

11 minutes ago

Pas plagosjes së punonjësve të medias në protestë, AMA kërkon mbrojtje më të madhe nga Policia

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi, ka reaguar pas lëndimit të disa punonjësve të medias gjatë protestës…

11 minutes ago

Kosovo to present national electronic identity platform in November

Nga Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, njoftoi se Kosova është gati të…

12 minutes ago