Categories: Uncategorized

A bëhemi ne dot njerëz?! Dëmi nuk është 200 mijë euro, por miliarda

Nga Denis Dyrnjaja

Kjo makinë një Audi RS8 me një vlerë mbi 200 mijë euro. Ka qenë e parkuar dhe raportohet se është djegur në mënyrë të qëllimshme gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa ishte e parkuar në Vlorë.

Pronari i saj është një shtetas nga Maqedonia e Veriut, me banim në Gjermani, që kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur në Shqipëri për pushime. Sipas të dhënave të para nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë ose me ndonjë shqiptar përveç faktit se kishte ardhur për pushime. Nuk ka patur asnjë zënkë apo konflikt me askënd gjatë këtyre ditëve që ndodhej në Vlorë për pushime. Dhe në rrjedhojë të këtyre të dhënave dhe kur sheh këtë dëm kolosal dhe të pakuptimtë të vjen menjëherë në mendje pyetja retorike: a bëhemi ne dot njerëz?!

Si mundet të bëjë mendja njerëzore marrëzi të tilla?! Dëmi në këtë rast nuk është sa i vetë kësaj makine 200 mijë Euro, se ajo është e siguruar dhe dëmshpërblehet, por është shumë fish, nuk e ekzagjeroj të them edhe miliarda euro. Në kohën e një pandemie dhe tronditjeje e krize të thellë e të gjithamshme, goditet një turist i huaj me një akt terrorist në zemër të qytetit simbol të turizmit shqiptar, në jug të vendit, në Vlorë.

Nëse ky lajm do publikohej në median gjermane me titullin: Ja çfarë të ndodh në Shqipëri nëse shkon për turizëm…dëmi në imazh për atë përpjekje shumë vjeçare për të krijuar idenë e Shqipërisë turistike e mikpritjes së famshme në këtë vend shuhet porsi një kala rëre në det. Tani nuk vlen më edhe sikur t’i dhurosh këtij turisti nga Maqedonia e Veriut, jo një tufë me lule por edhe një makinë si ajo që kishte për ta rikthyer për pushime në këtë vend, ku mendjet e errëta ushqehen dhe jetojnë me terror.

Më minimalja në këtë histori sa të rëndë, e sa diskredituese dhe turpshme është gjetja me urgjencë e autorëve të këtij krimi të shëmtuar terrorist, si një përgjigje minimale ndaj kësaj rrumpalle që nuk mbulohet më me tufa lulesh për çdo skandal që iu bëjmë ne atyre që zgjedhin këtë tokë e ketë vend për të pushuar. Barbaria nuk është mikpritje!

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago