Categories: Uncategorized

9-vjeçarja e gjimnazi rikthehen në banka më 14 shtator, shkollat hapen me turne

Nuk ka një vendim në bllok për të gjitha shkollat për mënyrën sesi do ta organizojnë mësimin, por një gjë është e sigurt: nxënësit e 9-vjeçares dhe të shkollave të mesme do të ulen në banka më 14 shtator. Vendimi aq shumë i diskutuar ditët e fundit është marrë tashmë.

Nga skenarët e hartuar me kohë, Ministria e Arsimit me ekspertët e saj do të vendosin më të përshtatshmin për secilën shkollë (jo një për të gjitha), ndërsa Ministria e Shëndetësisë deri në fillim të muajit tjetër duhet të ketë gati protokollin e veçantë për ambientet arsimore. Kjo u mësua nga komunikimi virtual që zhvilluan dje dy ministret përgjegjëse, Besa Shahini dhe Ogerta Manastirliu.

Të lidhura

None found

PLANI I SHAHINIT

Bazat e mësimit do të zhvillohen në klasa që do të punojnë me gjysmë kapaciteti, por nuk përjashtohet mësimi online në raste specifike.

“Ne duam t’i hapim shkollat për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, por sipas specifikave që kanë shkollat individuale dhe gjithmonë duke e kombinuar edhe me mësimin që mund të zhvillohet në kushte shtëpie, duke ndjekur RTSH Shkollën, mësimin online në rastet kur duhet të mbyllet një shkollë për shkak të sigurisë shëndetësore, apo një grup shkollash në rast se duhet të bëjmë një gjë të tillë”, deklaroi ministrja e Arsimit, pa dhënë detaje mbi numrin e nxënësve që duhet të ketë një klasë dhe mënyrën sesi do të koordinohen mësuesit me nxënësit për turnet.

Më konkretisht, modalitetet e mësimit në kohë Covidi do të përcaktohen në varësi të specifikave që ka shkolla, numrit të klasave dhe nxënësve.

“Ka shkolla që mund të vijojnë mësimin normalisht duke ruajtur distancimin social, për shkak se kanë pak nxënës. Ka shkolla që tanimë punojnë me një turn, por kanë numër të madh nxënësish dhe duhet t’i ndajmë me dy turne. Ka disa shkolla të tjera, sidomos në zonat e tërmetit, që kanë një numër shumë të madh nxënësish e që duhet të organizohen në një formë tjetër për të mundësuar rikthimin në shkollë, ruajtjen e distancimit social dhe shëndetit të nxënësve e mësuesve duke i ndarë ose në më shumë turne, ose dhe duke i çuar disa nxënës te shkollat më të afërta”, sqaroi ministrja e Arsimit në vend, teksa i la në fund detyra shtëpie pushtetit vendor për dezinfektimin e ambienteve, ndërsa për furnizimin me mjetet ndihmëse për mësues e nxënës pret ndihmën e ndërkombëtarëve.

“Bashkitë duhet të bëjnë pastrimin e shkollave për të qenë gati në shtator. Partnerët zhvillimorë kanë premtuar se do të ndihmojnë sërish me furnizimin me të gjitha elementet e nevojshme për të ruajtur nxënësit e mësuesit tanë me maska, higjienizues e të tjerë dhe kërkojmë edhe mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për realizimin e planit tonë për hapjen e shkollave në shtator”.

MANASTIRLIU

Edhe pse e thekson se shkollat nuk vlerësohen si mjedise efektive të shtimit të virusit, ministrja e Shëndetësisë kërkoi krijimin e kushteve dhe respektimin e protokolleve si parakusht për hapjen e shkollave.

“Grupet tona të ekspertëve janë në komunikim të vazhdueshëm, për një detajim të protokolleve të sigurisë, ku përfshihen masat e distancimit social, kushtet higjieno-sanitare, si dhe çdo masë që garanton kufizimin e përhapjes së virusit. Ndaj, çdo vendim për hapjen e shkollave po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet përgjegjëse për garantimin e masave të distancimit social dhe sigurisht, duke vlerësuar në dinamikë situatën epidemiologjike”, deklaroi Manastirliu, teksa shton se qëllimi final është ruajtja e shëndetit përmes zbatimit të rregullave që dikton normaliteti i ri.

“E vetmja konstante që ka një ndikim të drejtpërdrejtë është sjellja njerëzore. Që do të thotë se zbatueshmëria e të vetmeve armë që ne kemi në dorë sot, që janë distancimi fizik, higjiena dhe masat e tjera mbrojtëse, janë parakusht edhe për hapjen e institucioneve arsimore. Edhe një herë, kërkojmë bashkëpunimin e secilit prej jush për zbatimin e rregullave për të kufizuar përhapjen e virusit”.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

49 minutes ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

55 minutes ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

1 hour ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

1 hour ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

1 hour ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

1 hour ago