Policia e Shtetit ka vënë në pranga 6 persona gjatë një operacioni të të koduar “Shëngjergji”, pas një hetimi disamujor.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë.
None found
Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. T., 35 vjeç, banues në Tiranë (organizatori);
– J. Ç., 22 vjeç, banues në Tiranë;
– R. D., 23 vjeç, banues në Tiranë;
– F. B. (O.), 30 vjeç, banues në Tiranë;
– R. J., 39 vjeç, banues në Tiranë;
– Xh. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Pas mbajtjes në vëzhgim të mjeteve me të cilat këta shtetas po qarkullonin dhe mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se në këto mjete ndodhej lëndë e dyshuar narkotike gati për shitje, në vendin e quajtur Qafë Priskë, në rrugën e Dajtit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll dy mjetet me të cilat këta shtetas po qarkullonin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volksëagen Lupo”, me drejtues shtetasin J. Ç. dhe pasagjer shtetasin R. D., në pjesën e pasme të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur tri qese plastike me lëndë të dyshuar cannabis sativa.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin A. T. dhe pasagjer shtetasit Xh. K., F. B.(O.) dhe R. J., shërbimet e Policisë i kanë gjetur drejtuesit të mjetit shtetasit A. T., 8500 euro dhe 4700 lekë (me të cilat dyshohej se do të blinte lëndën narkotike).
Nga kontrolli i ushtruar në të dyja mjetet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– tri qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me peshë 37.5 kg;
– 8500 euro dhe 4700 lekë;
– 8 aparate celular.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”. /albeu.com/
Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Comos, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A, duke u…
Stilolapsat me adrenalinë, të cilët mund të shpëtojnë jetë në rastet e reaksioneve të rënda alergjike, nuk janë të disponueshëm…
Një aotobot që transportonte qumësht është përplasur me një motor këtë pasdite në Fier. Aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Libofshë,…
Një 22-vjeçar që hoqi flamurin gjerman jashtë ndërtesës së Reichstag në Berlin dhe e zëvendësoi atë me një palestinez, është…
Polonia uli flamujt në gjysmështizë për dy ditë, pas sulmit me gjashtë të vrarë dhe 16 të plagosur në qytetin…
Një nga protestuesit, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke…