Categories: Uncategorized

760 USD dieta gjatë korrikut, kush janë 103 parlamentarët që shfrytëzuan maksimalisht statusin e deputetit

Mbi 100 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë përfituar 350 USD deri në 760 USD dieta për udhëtime brenda vendit gjatë muajit korrik të vitit 2020.

Shumica e ligjvënësve kanë marrë nga buxheti i Kuvendit nga 720 USD secili në muaj korrik, ndërsa deputeti Nimet Musaj ka përfituar rreth 760 USD. Ndërkaq, 8 ligjvënës, konkretisht Eljo Hysko, Selami Jenishehri, Amra Barova, Fatmir Xhafaj, Lefter Koka, Vullnet Sinaj, Adnor Shameti dhe Vasilika Hysi, nuk kanë përfituar asnjë lekë dieta për udhëtime për muajin korrik.

Deputetët kanë shfrytëzuar maksimalisht nenin 14 të ligjit për statusin e deputetit, i cili parashikon që deputeti i cili banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar, ndërsa ata që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës.

Neni 14 parashikon përfitimin e dietave edhe për udhëtimet janë vendit, por meqenëse vizat jashtë Shqipërisë janë kufizuar për shkak të pandemisë covid-19, deputetët kanë bërë letrat për të përfitimin e parave vetëm për lëvizjet brenda vendit. Ndërkaq, gjatë muaj korrik 2020, ligjvënësit shqiptarë kanë marrë secili deri në 380 USD për shpenzime për karburant, 160 USD për telefon dhe 230 secili USD honorare për pjesëmarrje në mbledhje të komisioneve parlamente. Ndërkaq, deputeti Artur Roshi ka marrë gjatë muajt korrik 2020 një pagesë prej 3 mijë lekësh për fjetje në hotel.

20 deputetë vijojnë të marrin çdo muaj rreth 340 USD për rimbursim të qerasë së banesës në Tiranë, ndonëse disa prej tyre janë pronar të disa shtëpive dhe bizneseve, raporton Shqiptarja.com. Ata janë Eugen Bojaxhiu, Selami Jenishehri, Senida Mesi, Ediola Braha, Nimet Musaj, Kostaq Papa, Luan Harusha, Enada Kapllani, Arlind Çacani, Edmond Leka, Xhevi Bushaj, Halil Jakimi, Edlira Bode, Fadil Nasufi, Fatmir Velaj, Fatjona Dhimitri, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Ervis Meço dhe Artemis Dralo.

Krahas këtyre përfitimeve, deputetët marrin edhe pagën bazë 156,770 lekë në muaj ose rreth 1.5 mijë USD. Në 20 prill 2020, deputeti Erion Piciri, propozoi një projektligj për përgjysmimin e pagës dhe përfitimeve të tjera financiare të deputetëve. Nisma nuk është përfshirë as në agjendën e Kuvendit.

Deputetët që përfituan dieta për udhëtime brenda vendit për muajin korrik 2020:

Adelina Rista, 75,250; Anastas Angjeli, 37,625; Andrea Marto, 75,250; Antoneta Dhima, 75,250; Anduel Xhindi, 75,250; Bashkim Fino, 37,625; Besnik Baraj, 37,625; Blerina Gjylameti, 37,625; Bujar Çela, 75,250; Ervin Bushati, 37,625; Evis Kushi,75,250; Fidel Ylli, 37,625; Gramoz Ruçi, 54,895; Ilirjan Pendavinji, 75,250
Klodiana Spahiu, 75,250; Luan Duzha, 75,250; Musa Ulqini, 37,625; Paulin Sterkaj, 37,625; Robert Bitri, 75,250; Sadri Abazi, 37,625; Taulant Balla, 43,268; Tom Doshi, 37,625; Ulsi Manja, 39,506; Xhemal Qefalia, 37,625; Edmond Leka, 75,250; Xhevit Bushaj, 75,250; Alket Hyseni, 37,625; Almira Xhembulla, 75,250;

Arben Pellumbi, 37,625; Arben Kamami, 75,250; Elena Xhina, 75,250; Edlira Bode, 75,250; Elona Hoxha, 37,625; Fadil Nasufi, 75,250; Fatmir Velaj, 75,250; Gjetan Gjetani, 75,250; Ilir Beqaj, 37,625; Ilir Ndraxhi, 75,250; Ismet Beqiraj, 37,625; Jurgis Ḉyrbja, 75,250; Klotilda Bushka, 37,625; Luan Harusha, 75,250; Myslim Murrizi, 45,026; Reme Lala, 37,625; Roland Xhelilaj, 75,250; Rrahman Rraja, 75,250;

Rudina Hajdari, 39,506; Sadi Vorpsi, 37,625; Tatiana Piro Nurçe, 75,250; Vilma Bello, 75,250; Eglantina Gjermeni, 31,354; Milva Ikonomi, 39,506; Mimi Kodheli, 39,506; Emonela Felaj, 39,506; Dritan Bici, 75,250; Spartak Braho, 75,250; Senida Mesi, 75,250; Lindita Nikolla, 37,625; Mirela Kumbaro, 37,625;

Niko Peleshi, 39,506; Damian Gjiknuri, 37,625; Ditmir Bushati, 37,625; Enver Roshi, 39,506; Aurora Mara, 75,250; Ylli Shehu, 37,625; Edmond Rrushi, 37,625; Alban Zeneli, 37,625; Lefter Maliqi, 75,250; Majlinda Halilaj, 37,625; Ediola Braha, 75,250; Edlira Hyseni, 75,250; Elda Hoti, 37,625; Ligoraq Karamelo, 75,250;

Nimet Musaj, 79,012; Enada Kapllani, 75,250; Ralf Gjoni, 37,625; Adriatik Alimadhi, 37,625; Arben Elezi, 75,250; Arlind Çacani, 75,250; Korab Lita, 37,625; Halil Jakimi, 75,250; Nikolin Staka, 75,250; Zef Shtjefni, 37,625; Fatjona Dhimitri, 75,250; Eugen Bojaxhiu, 75,250; Andi Permeti, 37,625; Artur Roshi, 37,625;

Koçi Tahiri, 37,625; Klajdi Qama, 37,625; Kujtim Gjuzi, 37,625; Ardiana Jaku, 75,250; Suzana Topi, 75,250; Besnik Troplini, 37,625; Kostaq Papa, 75,250; Krenar Rryçi, 37,625; Ardit Konomi, 75,250; Florenc Spaho, 75,250; Edmond Stojku, 39,506; Vasil Sterjovski, 75,250; Halit Valteri, 37,625; Ervis Meço, 75,250; Artemis Dralo, 75,250; Ramazan Gjuzi, 39,506.

të fundit

Horoskopi 24 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën…

3 hours ago

“Do të hakmerrem ndaj tij”/ Rrëfimi prekës i vajzës së 36-vjeçares së vrarë në Greqi: Do t’i bëj babait atë që ai i bëri mamit

Rrëqeth me rrëfimin e saj vajza e Mariola Nakolecit, 36-vjeçares e cila u vra ditën e premte (22 gusht) nga…

3 hours ago

Garanci sigurie për Ukrainën, Rumania gati t’i ofrojë bazat e saj ushtarake NATO-s

Kryeministri rumun Ilie Bolojan ka deklaruar se sigurimi i bazave ushtarake për aeroplanët luftarakë F-35 për aleatët e NATO-s mund…

3 hours ago

Dua Lipa poston foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Artistja me famë botërore, Dua Lipa, ka festuar të premten 30-vjetorin e lindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto…

4 hours ago

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të…

4 hours ago

Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar personelin e Gardës Kombëtare që po patrullon rrugët e Uashington DC që…

4 hours ago