Botuesi Henri Çili ka folur për herë të parë mbi ndjesitë e tij në qeli dhe se çfarë ka menduar pasi policia e prangosi dhe e akuzoi për disa vepra të rënda penale.
I ftuar në emisionin “Open”, Çili u shpreh se kur e arrestuan nuk ia kishte idenë se për çfarë akuzohej.
PJESË NGA EMISIONI “OPEN”
Eni Vasili: Si i kalove ato orë?
Henri Çili: S’më kishte vajtur mendja se do ndodhte diçka e tillë. 72 orë në parabugrim kaluan me ndjesinë e pafajsisë dhe me kuriozitetin për të kuptuar se me çfarë provash akuzohesha. Në Përmet kam qënë vetëm një herë në 2014. Isha duke shkuar për në shtëpi dhe më çojnë në Komisariat. Më kontrolluan zyrën dhe banesën. Kontrollet janë zhvilluar nga ora 8 deri në 12 të darkës. Akuzohem për 4 ose 5 akuza.
Eni Vasili: Çfarë iu kërkonin në shtëpi?
Henri Çili: Nuk e kam idenë.
Eni Vasili: Gjatë orëve të kontrollit ky ishit?
Henri Çili: I pranishëm. Atë natë u nisëm në Gjirokastër dhe rreth orës 8 të mëngjesit na u vu në dispozicion urdhëri i Prokurorit.
Eni Vasili: Roli i kunatit?
Henri Çili: Kam dhuruar, ndihmuar, këshilluar në dell privat. Nuk jam përfshirë në veprimtari të paligjshme, aq më pak me personin në fjalë
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…