Pasditen e djeshme u arrestua një 63-vjeçar grek dhe një 29-vjeçar shqiptar si anëtarë të një organizate kriminale të përfshirë në importimin nga Spanja në Greqi të sasive të konsiderueshme të hashashit.
Tre anëtarë të tjerë të organizatës janë në kërkim.
Droga, 122 kg e 590 gram hashash hidroponik ishte importuar nga porti i Igumenicës i fshehur në një kamion që transportonte patate nga Spanja. Ata u arrestuan në momentin e dorëzimit të ngarkesës.
63-vjeçari mbante 68 kg e 90 gram hashash në kamion, ndërsa 29-vjeçari shqiptar sasinë tjetër me peshë 54 kg e 500 gram, që sapo e kishte shkarkuar.
Policia sekuestroi edhe 970 euro, tre celularë dhe një pajisje tablet. Nëse do të hidhej në treg droga do të kapte vlerën e 700 mijë eurove. Të arrestuarit u dërguan në Gjykatën e Shkallës së Parë të Athinës.
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…