Categories: Uncategorized

550 efektivë policie në monitorim të shkollave gjatë zhvillimit të provimit të maturës (VIDEO)

550 punonjës policie monitoruan sot godinat në të clat maturantët zhvilluan provimin e gjuhës së huaj.

Nga të gjitha strukturat vendore, u morën të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar nga jashtë, me shërbime policore, gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku u zhvillua provimi.

Të lidhura

None found

Drejtoria e Rendit Publik monitori shpërndarjen, ruajtjen e materialeve të provimeve të Maturës Shtetërore, garantimin e rendit e sigurisë për zhvillimin sa më normal të provimit si dhe grumbullimin e gjithë materialeve pas përfundimti të provimit.

Njoftimi
Policia e Shtetit

550 punonjës policie u angazhuan për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të parë të Maturës Shtetërore 2020.

Në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Brendshme dhe Postës Shqiptare “Për koordinimin e masave në organizimin dhe zhvillimin e Maturës Shtetërore 2020 në Republikën e Shqipërisë”, në lidhje me zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2020, Policia e Shtetit mori një sërë masash.

Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit “Për planifikimin dhe kryerjen e shërbimeve policore gjatë procesit të provimeve të Maturës Shtetërore 2020”, strukturat e Policisë morën në ruajtje disa objekte, morën masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për mbarëvajtjen e procesit, përsa i përket detyrimeve që ka Policia e Shtetit.

Nga Patrullat e Përgjithshme, në zbatim të detyrimit “Për marrjen e masave për shoqërimin e automjeteve të Postës Shqiptare me materialet e provimit të Maturës Shtetërore të datës 07.06.2020”, u bë shoqërimi i materialeve të provimit në 9 linja apo destinacione të ndryshme në të gjithë vendin, ku nga Policia e Shtetit ishin të angazhuar 18 punonjës police dhe 9 automjete të Policisë.

Gjatë natës, deri në orën 08:00, 50 punonjës policie siguruan ambientet ku u vendosën materialet për zhvillimin e provimit të Maturës Shtetërore.

Në rreth 486 shkolla, në të gjithë vendin, sot u zhvillua provimi i parë i Maturës Shtetërore 2020 dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit planifikoi me shërbim rreth 550 punonjës police dhe 50 automjete policie.

Nga të gjitha strukturat vendore, në zbatim të planeve të masave të përgatitura për këtë qëllim, u morën të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar nga jashtë, me shërbime policore, gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku u zhvillua provimi.
Drejtoria e Rendit Publik monitori shpërndarjen, ruajtjen e materialeve të provimeve të Maturës Shtetërore, garantimin e rendit e sigurisë për zhvillimin sa më normal të provimit si dhe grumbullimin e gjithë materialeve pas përfundimti të provimit.

Aktualisht po grumbullohen materialet nga shkollat në Zyrat Vendore Arsimore për t’u shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në drejtim të QSHA Tiranë.

Policia e Shtetit i uron maturantëve në të gjithë vendin, suksese në provimet e Maturës Shtetërore.

të fundit

Meksika shpërthen pas pushimit, mund Republikën Çeke 3-0 dhe mbyll Grupin A në krye

Meksika ka regjistruar një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Republikës Çeke në një ndeshje ku pjesa e dytë rezultoi vendimtare…

28 minutes ago

Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut dhe vulos një kualifikim historik pas pushimit

Afrika e Jugut ka regjistruar një fitore të madhe ndaj Koresë së Jugut, duke triumfuar me rezultat 1-0 në një…

33 minutes ago

Steve Clarke i zhgënjyer pas disfatës ndaj Brazilit, e ndërpret intervistën pas 23 sekondash

Trajneri i Skocisë, Steve Clarke, ka përjetuar një moment të vështirë pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Brazilit në raundin…

1 hour ago

Powerful seismic tremors hit Venezuela, authorities warn of thousands of possible deaths

Pasditen e së mërkurës, pjesa perëndimore e Venezuelës u godit nga tërmete të fuqishme pranë Karakasit, kryeqytetit të vendit, duke…

2 hours ago

Lëkundje të forta sizmike godasin Venezuelën, autoritetet paralajmërojnë për mijëra të vdekur të mundshëm

Pasditen e së mërkurës, pjesa perëndimore e Venezuelës u godit nga tërmete të fuqishme pranë Karakasit, kryeqytetit të vendit, duke…

2 hours ago

Neymar returns to Brazil after 30 months and is welcomed like a hero by the fans

Neymar Jr ka bërë rikthimin e tij të shumëpritur me fanellën e Brazilit në ndeshjen e Kupës së Botës 2026…

2 hours ago