Categories: Uncategorized

55-vjeçari italian fiton betejën me COVID-19 pas 5 muajsh terapi intensive: I dhanë vetëm tre orë jetë

Gianfranco Medicini, një taksist në Torino, Itali, të cilit i kishin dhënë vetëm 3 orë jetë por që tani pas 5 muajsh të terapi intensive arriti të dalë triumfues ndaj COVID-19.

55-vjecari ka qëndruar plot 148 ditë në gjendje të rëndë dhe pa shpresa për jetën.

Të lidhura

None found

“Nuk uroj asnjë të përfundojë në terapi intensive sepse do të thotë që je shumë rëndë, pranë vdekjes. Por nëse përfundoni jeni në duar të shkëlqyera.

Nuk ka rëndësi mosha që keni, nëse ka një fije shpese për jetën sado e vogël të jetë ata nuk heqin dorë kurrë.

Do të bëjnë gjithçka për t’ju mbajtur gjallë”- shkruan në postimin e tij në Facebook 55-vjeçari.

“Nuk kisha qenë kurrë i shtuar në spital, madje nuk kisha pirë asnjë ilaç në jetën time dhe për këtë kur i thanë bashkëshortes sime në fillim që unë vetëm 3 orë jetë ajo nuk donte që të dorëzohej kurrë. Iu lut pafund mjekëve që të më shpëtonin dhe të luftonin për jetën time” tha në një intervistë për ‘La Stampa’.

“Në mars kisha pak temperaturë, e cila nuk largohej dhe pak vështirësi në frymëmarrje. Më pas matëm oksigjenin në gjak dhe vlerat ishin tepër të ulëta. Më pas u shtrova në spital, mu shfaqën komplikacione dhe përfundova në koma”- tha ai.

“Mundësia që ai të jetonte ishte shumë e vogël më saktë zero, por ja që ia hodhi dhe tani është duke u rekuperuar”- tha doktor Luca Petruzzelli.

të fundit

Mali flet pas eliminimit nga “Big Brother VIP Albania”: Fitorja ime jeni ju

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Mali ka bërë reagimin e tij të parë publik, duke ndarë me ndjekësit…

14 minutes ago

Ish-deputeti socialist Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

Këtë të enjte, 2 prill 2026, ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion. Këtë…

20 minutes ago

Erion Braçe kritika ministrit të Bujqësisë: Duhet të jetë këtu të përgjigjet për vendin, më thonë se është në Kosovë, por…

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ishte kritik me ministrin e Bujqësisë, për të cilin tha se duhet të jetë këtu…

24 minutes ago

Balla përplaset me Mediun: Shko jep hesap para drejtësisë, ke 20 vite që na bën si përfaqësues i amerikanëve

Këtë të enjte, seanca parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me deklaratat e ambasadës amerikane…

31 minutes ago

Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse nuk zgjidhet Presidenti

Me afrimin e datës së përmbylljes së mandatit të Presidentes Vjosa Osmani, në diskursin publik është intensifikuar debati rreth procedurave…

35 minutes ago

Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, theksoi rëndësinë e përkujdesjes për personat me autizëm,…

41 minutes ago