Categories: Uncategorized

55-vjeçari italian fiton betejën me COVID-19 pas 5 muajsh terapi intensive: I dhanë vetëm tre orë jetë

Gianfranco Medicini, një taksist në Torino, Itali, të cilit i kishin dhënë vetëm 3 orë jetë por që tani pas 5 muajsh të terapi intensive arriti të dalë triumfues ndaj COVID-19.

55-vjecari ka qëndruar plot 148 ditë në gjendje të rëndë dhe pa shpresa për jetën.

“Nuk uroj asnjë të përfundojë në terapi intensive sepse do të thotë që je shumë rëndë, pranë vdekjes. Por nëse përfundoni jeni në duar të shkëlqyera.

Nuk ka rëndësi mosha që keni, nëse ka një fije shpese për jetën sado e vogël të jetë ata nuk heqin dorë kurrë.

Do të bëjnë gjithçka për t’ju mbajtur gjallë”- shkruan në postimin e tij në Facebook 55-vjeçari.

“Nuk kisha qenë kurrë i shtuar në spital, madje nuk kisha pirë asnjë ilaç në jetën time dhe për këtë kur i thanë bashkëshortes sime në fillim që unë vetëm 3 orë jetë ajo nuk donte që të dorëzohej kurrë. Iu lut pafund mjekëve që të më shpëtonin dhe të luftonin për jetën time” tha në një intervistë për ‘La Stampa’.

“Në mars kisha pak temperaturë, e cila nuk largohej dhe pak vështirësi në frymëmarrje. Më pas matëm oksigjenin në gjak dhe vlerat ishin tepër të ulëta. Më pas u shtrova në spital, mu shfaqën komplikacione dhe përfundova në koma”- tha ai.

“Mundësia që ai të jetonte ishte shumë e vogël më saktë zero, por ja që ia hodhi dhe tani është duke u rekuperuar”- tha doktor Luca Petruzzelli.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago