Categories: Uncategorized

500 aplikime, si do të zjidhen 60 anëtarët e FBI-së shqiptare

Ka përfunduar afati i aplikimeve për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ose të njohur ndryshe si FBI shqiptare.

Janë 500 aplikime nga policë dhe civilë për 60 vende si hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Pak orë përpara se të skadojë afati i aplikimeve për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, ka dalë me një apel të rëndësishëm, duke u kërkuar të interesuarve që të ngrihen dhe të veprojnë. Në një postim në “Tëitter”, diplomatja amerikane thotë se është koha për veprim, kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. “Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim, duke u bërë një hetues special i BKH-së. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur të uleni dhe të ankoheni – ngrihuni dhe veproni”, shkruan Kim.

Gara u hap më 8 shtator, ditën kur ambasadorja amerikane, Yuri Kim, zhvilloi një takim me drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, dhe drejtuesin e SPAK-ut, Arben Kraja.

Pas këtij takimi, në njoftimin e BKH-së jepeshin të gjitha detajet e kushteve që duhet të plotësojë kandidati për të qenë hetues pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe kontaktet e nevojshme.

Sipas BKH-së, kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (Ekonomik, Teknologji e Informacionit).

Sipas njoftimit zyrtar të BKH-së, për të aplikuar për pozicionin e hetuesit të BKH-së kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere, si dhe të dorëzojnë disa dokumente. Nevojitet vërtetim zyrtar që vërteton vlerësimet për aftësitë e tij /saj profesionale, etike dhe integritetin moral; vërtetim zyrtar që vërteton se ndaj tij/asaj nuk është marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e aplikimit; një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit, që do të pohojë se kandidati nuk është palë ose përfaqësues ligjor në çështje që janë objekt hetimi nga BKH-ja dhe Prokuroria e Posaçme, si dhe nuk ka asnjë konflikt interesi, i cili do ta bënte të pamundur angazhimin e kan didatit në pozicionin e hetuesit. Pas kësaj do të kryhen fazat e përzgjedhjes, ku aplikantët do t’u nënshtrohen disa testimeve.

Vetëm kandidatëve që do të kualifikohen për në fazën e intervistës do t’u kërkohet të dorëzojnë dokumentet në lidhje me procesin e verifikimit.

Për përzgjedhjen e 60 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të kryhen 5 teste përzgjedhjeje, sipas kategorive:

Arsyetimi logjik, test që mat aftësitë e kandidatit në lidhje me të menduarin kritik, ku përfshihet përpunimi i fakteve, nxjerrja e përfundimeve dhe arsyetimi abstrakt; Testi i aftësisë fizike, që përfshin testim në palosje, sprint 300 m, pompa dhe vrapim 2.4 km; Shkrimi i eseve, test që mat aftësitë e kandidatit për të shprehur ide me shkrim dhe saktësinë ortografike, gramatikore, formatin, prezantimin dhe sa i është përmbajtur kandidati pyetjes; Intervista e strukturuar, test që mat aftësinë e kandidatit për të shprehur verbalisht ide, për të shprehur vlerat e tij/saj profesionale dhe për të dhënë zgjidhje për probleme që kanë lidhje me punën, si dhe testi i poligrafit; Procesi i verifikimit, kandidati për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të kalojë në verifikimin e pasurisë dhe figurës.

të fundit

Mjeti lundrues pësoi defekt në Gjirin e Kakomesë, shpëtohet grupi i turistëve

Policia kufitare ka shpëtuar një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor…

18 minutes ago

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvije Jao me shkrim emocionues për ditëlindje: Një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvije Jao ka publikuar një shkrim të gjatë reflektues me rastin e ditëlindjes së saj.…

38 minutes ago

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e…

41 minutes ago

Anisa Veseli vjen me një ndryshim drastik në pamje

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka surprizuar ndjekësit e saj me një ndryshim tërësisht të ri dhe…

1 hour ago

Situatë alarmante në Akërni të Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur që prej ditës së djeshme/ Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në…

1 hour ago

VIDEO/ Meghan Markle zbulon detaje intime të marrëdhënies me Princin Harry në sezonin e ri të Netflix

Meghan Markle ka ndarë detaje të reja dhe të panjohura më parë rreth marrëdhënies së saj me Princin Harry, përmes…

1 hour ago