Categories: Uncategorized

40 vite në kërkim, gruaja e vendosur për të zbuluar vdekjen e bashkëshortit

Një grua vazhdon të trokasë në zyrat shtetërore prej 4 dekadash për të zbuluar se cila është e vërteta e vdekjes së bashkëshoritit të saj. Një burim pranë Avokatit të Popullit tregoi ekskluzivisht për Gazetën Si se gjithçka ka nisur gjatë diktaturës dhe që prej atëherë Marika Bulgareci nuk është dorëzuar, por kërkon t’i jepet përgjigje: Përse vdiq i shoqi? Siç mëson Gazeta Si, Klement Riza Bulgareci ka ndërruar jetë në 1980 dhe prej atëherë familja nuk ka rreshtur për zbulimin e së vërtetës.

Familja dhe bashkëshortja prej dekadash u janë drejtuar të gjitha institucioneve zyrtare për të marrë informacion, arkivave, policisë, Ministrisë së Brendshme, por nuk kanë marrë asnjë të dhënë që do të qetësonte shpirtin e tyre. Së fundmi letra i është drejtuar edhe Avokatit të Popullit. Marika Bulgareci i thotë ndër të tjera Avokatit në letrën që Gazeta Si disponon:

“Nga data 29 janar deri në pesë shkurt 1980, Ministria e Mbrojtjes ka organizuar një stërvitje ushtarake të quajtur “Marshim në gjurmët e Brigadës së parë Sulmuese” me repartin ushtarak numër 1105, Tiranë. Në këtë stërvitje ka marrë pjesë si rezervist edhe bashkëshorti, shtetasi Klement Riza Bulgareci. Ai ka qenë punonjës i Televizionit Shqiptar dhe anëtar i Këshillit Popullor të Tiranës.

Gjatë stërvitjes ushtarake, në rrethana akoma të paqarta, Klementi ka humbur. Pas humbjes së tij, nga Ministria e Mbrojtjes janë organizuar disa ekipe kërkimi me ushtarë të reparteve ushtarake në bashkëpunim me popullsinë e zonës, ku kishte kaluar efektivi i repartit ushtarak numër 1105, Tiranë.

Më pas, pas gati dy javë kërkimesh, më datë 14 shkurt 1980, bashkëshorti u gjet i vdékur në pyll, mes shkurreve dhe dëborës në zonën e fshatit Shkallë të Rrethit Tiranë. Unë dhe prindërit e bashkëshortit u jemi drejtuar disa institucioneve për të marrë përgjigje, një informacion lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdékjes së Klementit, por askush nuk na e dha këtë informacion”.

Sikurse mëson Gazeta Si, nga praktika e ndjekur në vite nga familja që kërkon të vërtetën, të njëjtën gjë ka bërë më herët edhe babai i të ndjerit Koli Riza Bulgareci. Në 2017, i moshuari i ka shkruar Avokatit të Popullit, siç kishte vepruar edhe më herët edhe në vitin 2007.

Në atë kohë po Avokati i Popullit është vënë në lëvizje nga familja, çka ka sjellë edhe vënien në lëvizje të Prokurorisë, e cila nga ana e saj ka urdhëruar arkivën të nxjerrë nga pluhuri dosjen e Klement Riza Bulgarecit. Por arkiva i është përgjigjet organit të akuzës me shkresën 5173 datë 25 shtator 2007 se “arkiva për periudhën para viteve 1990 është në rikonstruksion dhe nuk është e mundur që të kryhet ky verifikim”.

Për këtë shkak komisionerja e Avokatit të Popullit duke iu refruar ankesës së gruas këmbëngulëse – sipas burimeve të Gazetës Si – në fund të muajit dhjetor 2019 i ka dërguar sërisht shkresë Prokurorisë së Tiranës që të hapë arkivat dhe t’i vendosë familjes në dispozicion fotokopje të vendimeve për hetimin e ngjarjes së para 30 viteve. Komisionerja kërkon përgjigje për pyetjet sa më poshtë:

A është hetuar në atë kohë nga prokuroria ngjarja e vdékjes së Klement Riza Bulgarecit
A është kryer ekzaminim në trupin e tij?

Nëse janë kryer hétime, cili është konkluzioni i hetiméve? /Gazetasi

të fundit

Marash Kumbulla “ndez” duelin me Serbinë: I lumtur që u riktheva, jemi gati

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla zhvilloi një sezon pozitiv në Spanjë me ekipin e Espanyol, i huazuar nga Roma.…

4 minutes ago

Horoskopi 5 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Do keni shume ulje dhe ngritje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Here do mërziteni dhe here…

9 minutes ago

Telefonata Trump-Putin/ Reagon Zelenskyy: Nëse të fuqishmit nuk e ndalojnë Putinin, ndajnë përgjegjësinë me të

Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy, ka reaguar pas telefonatës së zhvilluar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin.…

13 minutes ago

Publikohet imazhi i parë i Inzaghit si trajner i ri i Al-Hilal pas largimit nga Interi

Simone Inzaghi ka mbërritur në Arabinë Saudite dhe ka pozuar me fanellën e Al-Hilal, ndërsa ish-trajneri i Interit përgatitet të…

24 minutes ago

Sylvinho “fiksohet” me Superioren, një tjetër futbollist i bashkohet Kombëtares para Serbisë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Serbinë. Kuqezinjtë…

29 minutes ago

Doganierët kroatë, kontrolle në automjetin e një shqiptari të Kosovës, i gjenden 11 kallashnikovë

Zyrtarët doganorë të Kroacisë kanë gjetur 11 pushkë automatike në automjetin e një shqiptari nga Kosova. Mediat bëjnë me dije…

32 minutes ago