Një i ri shqiptar i cili jeton në Itali, ka marrë biçikletën e tij dhe është nisur të pedalojë për të ardhur në atdhe.
“Dua të kthehem në Shqipëri”. Këto ishin fjalët e një 33-vjeçari i cili u ndalua dje nga një patrullë e policisë italiane ndërsa pedalonte biçikletën e tij, përgjatë autostradës A27.
Mediat italiane shkruajnë se ishte një skenë në prag të surreales që nuk ka kaluar pa u vënë re nga shoferët e mjeteve që njoftuan policinë.
Ai rrezikohej seriozisht prej trafikut të makinave në autostradë dhe ndërhyrja në kohën e duhur shmangi një tragjedi të mundshme.
Autor i këtij veprimi të çmendur është një shqiptar 33-vjeçar, me banim në Marca, i cili ishte shtruar në spital në Ca “Foncello” për shkak se vuante nga problemet me ankthin shkaktuar prej izolimit të gjatë, raporton abcneës.al.
Ai ende mbante në kyçin e dorës, byzylykun e spitalit me emrin dhe datën dhe shtrimit në spital.
Burri mori biçikletën e tij i pa pajisur me doreza dhe maskë, të cilat janë gjithashtu të detyrueshme për çdo lloj lëvizje dhe u drejtua drejt daljes së autostradës Treviso Nord, në San Sisto di Villorba.
Pas njoftimit prej shoferave në autostradë, një ambulancë është dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa një patrullë e nga policia e autostradës arriti tek ai në pak minuta.
33-vjeçari ishte në gjendje psikologjike të rëndë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur një gjobë shumë të lartë: 42 euro për hyrje të paligjshme në autostradë (biçikletat nuk lejohen) dhe 533.33 euro për mosrespektim të dekretit të lëshuar nga qeveria për të parandaluar përhapjen e Koronavirus.
I pyetur nga policët për arsyet që e kishin nxitur të dilte me biçikletë në autostradë, burri u përgjigj se ishte i rraskapitur dhe se dëshironte të kthehej në vendin e tij të origjinës, Shqipëri.
Pas shitjes së Tijjani Reijnders dhe ndërsa pret vizitat mjekësore të Luka Modric, Milani është në kërkim të një mesfushori…
Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ende nuk është afër rinovimit të kontratës, pavarësisht thashethemeve për një marrëveshje të arritur.…
Tirana do të mirëpresë të hënën, më 16 qershor 2025, Ministerialin e radhës të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore…
Një model i ri i shkollave verore do të pilotohet duke filluar nga data 16 qershor në 10 shkolla në…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është informuar për “të shtënat e tmerrshme” në Minesota dhe sipas tij,…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një vajzë 24-vjeçare është përdhunuar në shtëpinë e saj në Biella. Ajo…