Categories: Uncategorized

32 vjeçari tregon ç’bëri me automatikun dhe makinën e marrë me qira pas vrasjes së taksistit

“Pasi vrava Abdulla Budllën për nderin e familjes, sepse kishte lidhje intime me nënën time, e zbrita vëllain, Arsilin në mes të rrugës. Ai nuk po i jepte dot më makinës, sepse filloi të dridhej dhe u ndalua.

Më tha “bobo çfarë na bëre kështu, duhet të shkojmë në polici të dorëzohemi. E lashë në rrugë dhe u largova në drejtim të fshatit Larushk. Ndalova atje dhe piva kafe, që të qetësohesha, sepse as unë s’po mundja të ecja me makinë…”.

Këto janë veprimet që bëri Sajmir Shera, një nga dy vëllezërit e akuzuar për vrasjen me paramendim të taksistit 71-vjecar, pasditen e 3 gushtit, pasi kreu krimin e rëndë. Më pas, 32-vjecari mendoi sesi të zhdukë gjurmët, me qëllim që të mos kapej nga policia. Ai ka dhënë një version të cuditshëm për atë se ku ka fshehu armën e krimit.

“Pasi mbarova kafen u nisa për në shtëpi. Rrrugës pashë një kamion të ngarkuar me skrap, i parkuar në anë të rrugës dhe aty kam hedhur thesin me armën që kreva krimin”.

Policia thotë se pavarësisht kërkimeve deri më tani nuk ka mundur të gjejë armën e krimit, edhe pse ka dyshime të forta se i dyshuari mund të ketë gënjyer për të zhdukur provat, pasi në vendngjarje nuk u gjetën as gëzhoja.
Ndërkohë, automjetin tip Golf, që mori me qira dhe e përdori ne krim, pas vrasjes e dërgoi në një servis për ti bërë riparime përpara se ta dorëzonte.

“Sajmiri e solli automjetin në servis për ti lyer parakolpin. Më tha se makinën e kam të një shoku dhe ia kishte marrë me qira për të mbaruar një punë. Ai erdhi I vetëm në servis”, ka shpjeguar pronari para hetuesve.

Në gjurmët e Sajimir dhe Arsil Shera, si autorë të dyshuar të vrasjes së Budllës, u ra nga telefoni i viktimës, pasi u zbuluan kontakti me nënën e dy vëllezërve me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore prej më shumë se 6 vjeçare.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago