Categories: Uncategorized

“280 milion lek i mungojnë buxhetit të shtetit”, PD akuza të forta qeverisë Rama

Partia Demokratike ka bërë deklaratën e fortë se në buxhetin e shtetit mungojnë 260 milionë dollarë për shkak të korrupsionit, kontrabandës dhe rënies së konsumit.

Drejtori i kabinetit në PD, eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti në një deklaratë për mediat pohoi se tregues i vetëm në rritje është luksi i qeverisë së Ramës ndërsa shtoi se Shqipëria nuk e meriton këtë plaçkitje në grahmat e fundit të këtij pushteti të vjedhur e të korruptuar.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE

Edi Rama i gënjeu dhe i mashtroi shqiptarët, kur erdhi në pushtet, duke u premtuar mirëqenie dhe një jetë më të mirë. 7 vjet më pas, shqiptarët janë më keq, ndërsa Edi Rama jeton në luks, duke u pajisur edhe me një avion privat.

Dështimi i Edi Ramës me ekonominë është spektakolar. Me vendosjen e buxhetit të shtetit dhe pasurive të shqiptarëve në funksionin të pasurimit të vet dhe të një grushti oligarkësh, Edi Rama ka vazhduar ta rrënojë çdo vit ekonominë e familjeve shqiptare.
Me 260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit për vitin 2019, kryeministri i votave të vjedhura është rekordmen i korrupsionit dhe paaftësisë.

Të kërkosh nga njëra anë ndihmë financiare nga donatorët ndërkombëtarë për demet e tërmetit dhe, nga ana tjetër, t’i shkaktosh vendit një tërmet korrupsioni me 260 milionë dollarë të munguar në buxhet, do të thotë tallje me shqiptarët dhe me vendet mike.

Analiza e të dhënave të sapopublikuara tregon për një gjendje alarmante të korrupsionit, kontrabandës dhe varfërisë. Nga 260 milionë dollarë, 190 mungojnë vetem nga doganat dhe tatimet.
Por Edi Rama është një dështim katastrofik edhe me treguesin kryesor të ekonomisë, TVSH-në. Çdo gjë flet për krizë konsumi, krizë ekonomike, korrupsion, evazion dhe paaftësi në qeverisje.
Paratë nuk vijnë në arkën e shtetit dhe pasojat janë të qarta. Nuk ka rritje pagash dhe pensionesh, shtresat në nevojë vazhdojnë të jenë të braktisura, investime ka gjithmonë e më pak. Investimet 2019 ishin edhe më keq se viti paraardhës. Janë 34 milionë dollarë më pak investime në rrugë, në shkolla, në spitale, në bujqësi.

Luksi qeveritar është i vetmi tregues me rritje në qeverine e Edi Ramës, të kalbëzuar nga korrupsioni. Për zyra luksoze, hotele të shtrenjta, udhëtime me avionë privatë, fasada luksi janë shpenzuar rreth 20 milionë dollarë më shumë se një vit më parë, duke e shndërruar qeverinë e korruptuar të Ramës në simbolin e kap ça t’kapësh.

Shqipëria nuk e meriton këtë plaçkitje në grahmat e fundit të ketij pushteti të vjedhur e të korruptuar. Shqiptarët meritojnë të kenë një jetë më të mirë, të sigurojnë mirëqenie dhe siguri për fëmijët.

Me votën e lirë dhe zgjedhjet e lira e te ndershme do të mundësojmë shumë shpejt ndryshimin për të cilin vendi, ekonomia dhe çdo qytetar ka nevojë. Me taksa te ulëta, me procedura te thjeshtuara dhe pa kontrollet abuzive gjobëvënëse, me luftë të hapur ndaj evazionit dhe çdokujt që abuzon me paratë e taksapaguesve të ndershëm, me mbështetje të duhur financiare ndaj sektorëve prioritarë, do të zhvillojmë ekonominë dhe do të sigurojmë mirëqenie për shqiptarët. /albeu.com/

të fundit

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

16 minutes ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

29 minutes ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

45 minutes ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

51 minutes ago

Mandatimi i qeverisë/ Kryeministri Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

1 hour ago

Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…

2 hours ago