Categories: Uncategorized

260 mijë lekë, Rama bën deklaratën e pazakontë: Kohë lufte, njerëzit kanë qëndruar 3 javë pa ngrënë!

Në një intervistë kryeministri Edi Rama foli për pagesën minimale që qeveria ka parashikuar pas mbylljes së vendeve të punës për shkak të masave ndaj Covid-19 në vend.

Rama u shpreh për Ora News se i gjithë fokusi i asaj që ai e quan luftë, duhet të jetë rezistenca në mënyrë që të mbahet fryma gjallë.

Rama: Luftën do të bëjmë duke u fokusuar tek ekzistenca. Pra mjetet për të mbetur në ekzistencë, për të mbajtur frymën gjallë.

Leftion Peristeri: Do ta mbajnë frymën gjallë me 26 000 lekë?

Rama: Mos bëj llogari që nuk i bën dot ti dhe as ata që nuk e kanë problem ekzistencën dhe që i bëjnë llogaritë me vetën. Këto llogari na i lini ne që jemi në ditë-natë në pikë të hallit. Nuk ta shpjegoj do të ty këtë, dhe nuk ua shpjegoj dot atyre që si ty nuk kanë jetuar në këtë formë.

Por ndryshe nga ty, unë e di mirë këtë që them sepse jam me mish dhe shpirt pranë atyre që disa u qajnë hallin, por nuk janë pranë tyre fare. Ata janë falënderues, janë mirëkuptues dhe janë të garantuar se nuk do të vdesin për bukë.

Me 26, 36, apo 66, është një gjë që në kohë lufte nuk diskutohet mes atyre që nuk e kanë këtë hall, por diskutohet mes atyre që e kanë këtë halle dhe atyre që u duhet ta adresojnë. Në kohë lufte njerëzit kanë qëndruar edhe 1 javë, 2 javë dhe 3 javë pa ngrënë.

Këtu nuk bëhet fjalë për të shkuar në këto ekstreme. Mund të shkojmë në këto ekstreme si vend nëse harrojmë se kush jemi, në harrojmë se nuk jemi si Amerika, që jemi një shtëpi e vogël me mundësi të kufizuara në lagjen më të vogël të Evropës. Dhe nëse lëshohemi hajde sot për sot se nesër ka perëndia.

Mund të përfundojmë aty se na shpërthen i gjithë zinxhiri i bombave të armikut, por na shpërthen edhe buxheti, se është sikur të thotë një qytet i thjeshtë që po marr borxh që të kaloj nga një apartament në një kështjellë dhe në fund nuk ka as apartamentin dhe as kështjellën dhe as mendtë në kokë.

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

49 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

1 hour ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

2 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

2 hours ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

3 hours ago