Categories: Uncategorized

23-vjeçarja shqiptare vdes nga dhuna barbare e burrit, la jetime foshnjen 11-muajshe

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Amerikë ku një vajzë vetëm 23 vjeçare, e quajtur Elena Alinj, nga Shqipëria ka humbur jetën tragjikisht nga dhuna e ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Lajmin e bëjnë me dije të afërmit e sak, duke krijuar një postim në “gofundme”, ku kërkojnë ndihmë që trupi i saj të prehet në atdhe.

Mësohet se ajo është rrahur barbarisht nga burri i saj dhe ky i fundit nuk ka lajmëruar as ugjencën.

E reja, e cila ishte nënë e një vajze 11-muajshe, humbi jetën brenda 24 orëve pasi ishte shtruar në reaminacion, pasi ajo kishte fraktura të shumta në brinjë dhe shtyllë kurizore.

Familjarët kërkojnë që trupi i 23-vjeçares të prehet në Shqipëri.

Sipas tyre, e reja kurrë nuk ishte ankuar se e dhunonte bashkeshorti.

POSTIMI I PLOTE I TE AFERMEVE NE “GOFUNDME”

**Me zemer te pikelluar lajmerojme komunitetin shqiptar per humbjen e dhimbshme dhe te parakohshme te 23 vjeçares Elena Alinj. Shkaku i vdekjes eshte dhuna domestike nga partneri.

Elena ka pesuar vdekje klinike nga mungesa e oksigjenit ne tru si pasoje e neglizhences se partnerit per te njoftuar ndihmen e shpejte ne kohe. Eshte konfirmuar nga mjeksia dhe rrajoni i policise qe viktima ka pesuar deme te renda nga violenca fizike kundra saj; frakture brinjesh, frakture e shtylles kurrizore, shenja kafshimi dhe njolla neper trup. Vajze vdiq brenda 24 oresh ne ranimacion.

Elena ishte nene e devotshme e nje foshnje 11 muajshe e cila fatkeqesisht nuk do arrije ta shohe me kurre nenen e saj. Foshnja tani ka ngelur pa prinder pasi babai i saj nuk eshte i pergjegjshem. Elena erdhi ne Amerike per nje jete me te mire pasi fitoi llotarine amerikane. E vetme, pa asnje te aferm ne Amerike ajo ra prehe e nje njeriu barbar qe mesa duket nuk e kishte njohur mire. Asnjehere nuk eshte ankuar per partnerin e saj qe e ka keqtrajtuar. Derisa te henen ne mengjes pas shume perpjekjesh per tu lidhur me te , u njoftuam qe Elena ka pesuar infrakt ne zemer nga dhuna barbare e partnerit te saj.

Nderkohe qe partneri i Elenes eshte i arrestuar dhe pritet te denohet ne kerkojme ndihme nga ju per te derguar trupin e saj ne Shqiperi ku ndodhen te gjithe te afermit e saj dhe e ndjera te prehet ne paqe. Gjithashtu duhet te bejme te pamunduren qe familja ( nena dhe babai) e Elenes te fitoje te drejten per te rritur vajzen e vogel jetime.

Ju lutem na ndihmoni me sa mundesi te keni. Linku per donacione eshte me poshte. Ju falenderojme nga zemra ne emer te prinderve te Elenes Agron dhe Mirela Alinj!

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

15 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

35 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago