Categories: Uncategorized

227 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, rëndohet gjendja e pacientëve

Kosova ka shënuar sërish shifër të lartë të të vdekurve nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 persona, sipas të dhënave të IKSHPK-së, kanë vdekur nga Covid-19, duke e çuar në 227 numrin e të vdekurve.

Gjithashtu është shënuar numër i lartë i atyre që kanë rezultuar pozitivë në testet e Institutit. Nga 459 mostrat e marra të IKSHPK-së, 226 persona kanë rezultuar pozitivë, raporton KOHA.

Të lidhura

None found

E gjatë 24 orëve të fundit, 115 pacientë janë shëruar. Prishtina vazhdon të jetë në krye të listës me 82 raste të konfirmuara me Covid-19. Më pas janë Komuna e Podujevës me 26 raste, Fushë Kosova me 18, Mitrovica me 15 raste etj. E të premten, drejtoresha e Klinikës Infektive ka thënë se gjendja e pacientëve që po pranohen në këtë klinikë është e rënduar nga dita në ditë.

Kryeministri i Kosovës, gjatë një vizite që i ka bërë IKSHPK-së në festën e Kurban Bajramit, tha se gjendja me Covid -19 në vend është e rëndë.

Derisa ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka folur për punën dhe shtimin e kapaciteteve të QKUK-së dhe spitaleve rajonale.

Të premten, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Spitalin e Gjakovës, nga ku ka bërë thirrje që situata me koronavirus të mos përdoret politikisht dhe të mos manipulohet me numrin e vdekjeve.

Që nga fillimi i korrikut, në Kosovë, nga Covid-19 janë infektuar mbi 8 mijë persona derisa mbi 4578 janë shëruar. Ndërsa mbi 3 mijë raste mbesin aktive.

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

6 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago