Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 21 vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë pronarin e tij.
Ngjarja ndodhi në orët e vona të pasdites së djeshme në një bar në Roça Imperiale.
Pronari i biznesit i tha të riut që të dilte pasi bari do të mbyllej. 21-vjeçari, pa ndonjë arsye konkrete sulmoi pronarin me një thikë të madhe kuzhine, duke e goditur 28 vjeçarin në shpinë dhe krahë.
Thirrjet e të plagosurit tërhoqën vëmendjen e disa kalimtarëve që e gjetën atë në tokë në një pishinë gjaku, ndërsa shqiptari u përpoq ta godiste përsëri, por arriti të ndalohej.
Fatmirësisht, i plagosuri u shpëtua në kohë dhe u dërgua në dhomën e urgjencës së afërt të Policoro.
Pak më vonë, shqiptari u kap në autostradën 106 në San Nicola di Roça Imperiale.
Në xhepin e xhaketës, sulmuesi kishte një kaçavidë të gjatë. Të dy xhaketat dhe pantallonat ishin njollosur me gjak. Thika e përdorur për plagosjen nuk u gjet.
Shqiptari tha se e hodhi atë në një lumë që ndodhej afër vendit ku kishte ndodhur sulmi. Shqiptari, i arrestuar për vrasje në tentativë, tani është në burg.
Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…