Categories: Uncategorized

21 të vdekur e 822 të infektuar, rast i ri në Itali

Ka kaluar në 822 nurmi i personave të infektuar me koronavirus në Itali.

Është rritur edhe numri i viktimave, me vdekjen e dy burrave dhe dy grave të moshave nga 70 deri në 80 vjeç, rezidentë në lodigianp.

Një rast i ri me coronavirus është evidentuar në Lazio. Bëhet fjalë për një grua nga Fiumicino që sapo ishte kthyer nga një udhëtim nga Bergamo. OBSH flet për një “nivel të kërcënimit botëror shumë të lartë”. Lombardia kërkon kufizime për një javë tjetër, në pritje të vendimit të qeverisë.

Lombardia mbetet rajoni më i prekur, me 531 pacientë pozitivë, përfshirë 235 të shtruar në spital dhe 85 në kujdesin intensiv. Një situatë komplekse, siç dëshmohet nga urgjenca në spitalin e Lodit, ku u shtruan në spital 51 pacientë në gjendje të rëndë, të gjithë të ardhur nga zona e kuqe. “Nuk është koha për të menduar për të ulur gatishmërinë ose se e kemi mbyllur problemin”, shpjegon profesor Massimo Galli, drejtor i sëmundjeve infektive në spitalin Sacco në Milano. Një lajm i mirë vjen nga Spallanzani në Romë, ku Niccolò, studenti 17-vjeçar që u kthye nga Wuhan, ka mbaruar karantinën. I riu është mirë dhe më në fund mund të largohet nga spitali për të përqafuar familjen e tij.

Në zonën e kuqe rreth Codognos dhe në zonën e Padovas të Vo ‘Euganeos, zyrat postare janë rihapur që nga e hëna. Një shenjë se normaliteti ndoshta është më afër. Sa për shkollat, pozicioni i rajoneve nuk është unanim. Veneto do të dëshironte të rihapet përsëri të hënën, siç përsëriti disa herë guvernatori Zaia. Lombardia, nga ana tjetër, kërkoi që të ndalohej edhe një javë. Vendimi i takon qeverisë: ka të ngjarë që të arrihet një masë ad hoc për të dy rajonet dhe një tjetër me udhëzimet e përgjithshme për të gjitha rajonet e tjera, të cilat në disa raste- si në Trentino Alto Adige – tashmë kanë vendosur të rihapin shkollat.

të fundit

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

8 minutes ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

34 minutes ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

1 hour ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

2 hours ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

2 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

3 hours ago