Categories: Uncategorized

2 vajzat jetime nuk kanë patur kurrë një krevat, në dollapin e tyre gjen vetëm vaj e oriz

Në fshatin Gështenjas në Pogradec jeton familja Çollaku. 16 vjeçarja Fjorela rrëfen sesi para një viti e gjysmë humbi babin. Kujton fjalët e tij të fundit para se të jepte shpirt. I dha vajzës amanetin e fundit.

“Unë jam Fjorela Çollaku dhe jam 16 vjeç, jetoj me mamin dhe me motrën 9 vjeç Manuelen. Mami është 38 vjeç, babi më ka vdekur para një viti e gjysmë. Atë ditë i dhimbte barku e dërguam me ambulancë në Pogradec pastaj e dërguam në Tiranë. I kishin vendosur oksigjenin kur dergjej tek shtrati i spitalit, më kërkoi më tha ka dy fjalë.

Të lidhura

None found

E para tha ruaj mamin dhe motrën dhe e dyta çoje këtë amanet deri në fund kur të rritesh. Gjyshi më shoqëroi për në shtëpi pas kësaj. Kur erdha këtu nuk më thanë që babi ka vdekur, më ra të fikët, motra u bë keq. Kemi parë fatkeqësi. Nuk na besohej ishte e papritur. U thoja njerëzve që ju gënjeni.

Mamit i ra të fikët. Duhet të bëhesha e fortë para motrës dhe para mamit. Një infermiere qetësoi mamin. Babi ishte shumë i lidhur me ne. Babi ishte i verbër, nuk shikonte madje kur dilte në Pogradec ai mbahej tek mami.Kur linda unë ai u verbua se vuante nga veshkat”,- thotë Fjorela.

I ati i mungon edhe motrës së vogël. 9 vjeçarja Manuela thotë se një ditë ai do të trokasë përsëri në derë dhe do ta përqafojë.
“Babi më mungon shumë, doja shumë të ishte këtu me ne, por nuk është. Mua më duket si ëndërr, nuk më besohet që ai ka vdekur, më duket se do hapet dera dhe ai do më përqafojë”,-thotë motra e Fjorelës.

“Babi na fliste për fëmijërinë e tij, na gatuante edhe pse ishte i verbër, kërcente me ne”,-kështu e kujton Fjorela të atin. E ëma e dy vajzave e ka vuajtur shumë humbjen e bashkëshortit aq sa pati probleme me shëndetin mendor.
“Mami është me sëmundje mendore, qëkur babi vdiq ajo u bë shumë keq. Ka patur probleme”,-thotë Fjorela.

Pas vdekjes së babait dy vajzat dhe nëna e tyre kanë vuajtur urinë. Shtëpia ku banojnë nuk është e tyre. Në shkollë u qan syri për një hamburger, ndërsa veshje dhe këpucë të reja kurrë nuk kanë blerë më parë.

“Motra qante donte bukë, mami thoshte prit se do vijë dita që do hash bukë, në shkollë pa disa vajza duke ngrënë dhe qante na pyeste përse nuk më blini dhe mua. Edhe shtëpia nuk është e jona, nesër mund të përfundojmë në rrugë. Në shkollë duhen lekë për transportin, unë s’kam, as një hamburger nuk e blej dot, më pyesnin shoqet përse nuk blen , nuk dua ua ktheja unë. Rrobat nuk blejmë kurrë, na i sjellin fqinjët kur nuk u bëjnë fëmijëve. As këpucë nuk kemi blerë ndonjëherë”,- thotë vajza.

Familja në Gështenjas është e mbytur në borxhe, lista në dyqane është kilometrike ashtu sikurse faturat e papaguara.
“Në dyqanet pranë shtëpisë jemi në borxhe, blejmë bukë me listë. Fatura e ujit e papaguar është 2.5 milionë lekë të vjetra. Kur bie shi shtëpia mbushet me ujë, vendosim kova me ujë dhe i heqim. Ne brenda shtëpisë, vetëm dy divanë kemi. Na i kanë falur njerëzit, asnjëherë nuk kam patur krevate, na vritet kurrizi, por çfarë të bëjmë në këto kushte jemi.

Ëndrra ime është ta çoj amanetin e babit deri në fund, të kemi një shtëpi dhe të na lahen borxhet se po na vijnë njerëzit po na trokasin në shtëpi duan lekët borxh. I japim nga pak po me 10.000 lekë çfarë mund të bësh? Asgjë! Mami qan e thotë se nuk na ushqen dot. U lutem shqiptarëve të na ndihmojnë se jemi dy jetime”,-me lotësh e mbyll thirrjen Fjorela.

të fundit

Shi gjatë natës dhe rënie temperaturash, vjeshta sjell masa më të ftohta ajrore

Meteorologu Mendim Rugova, në emisionin “Ora Shtatë”, ka bërë të ditur se viti 2026 mund të jetë viti i dytë…

59 seconds ago

Ekzekutohet në Teksas 46-vjeçari i dënuar për vrasje, pak ditë pas dështimit të ekzekutimit të Christa Pike

Një i dënuar me vdekje u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës të mërkurën në mbrëmje në Teksas, duke shënuar ekzekutimin e…

9 minutes ago

Bangladeshi përballet me epidemi të fruthit, 1,140 fëmijë kanë vdekur që nga marsi

Të paktën 1,140 fëmijë kanë humbur jetën në Bangladesh që prej marsit, kur vendi u përfshi nga një epidemi e…

10 minutes ago

Jeanne Shaheen nderohet si “Qytetare Nderi” e Sarajevës, në agjendë edhe vizita në Kosovë

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit,…

22 minutes ago

Sot seancë plenare maratonë/ Komisioni hetimor për “KAYO”, “Territorialja”, interpelanca me 4 ministra, ja çfarë përmban rendi i ditës

Kuvendi do të mblidhet sot  në orën 10:00, në një seancë plenare me 18 pika në rendin e ditës. Në…

24 minutes ago

Të shkërrmoqim regjimin/ 131 ditë revoltë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama jep dorëheqjen!

Protesta e përditshme kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 131-të të revoltës qytetare. Pas më…

26 minutes ago