Categories: Uncategorized

2 të vdekur e 51 të infektuar, kush është 38-vjeçari që përhapi koronavirusin në Itali

Zbulohet origjina e përhapjes së koronavirusit në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se shkak për përhapjen e këtij virusi është bërë ardhja e një personi nga Kina më 21 janar.

Pas 4 ditësh (më 25 janar) ai ka darkuar me kolegun e tij të punës Mattia, i cili dyshohet se ka shpërndarë më tej koronavirusin si pasojë e jetës së tij aktive.

38-vjeçari,Mattia, për 21 ditë ka vazhduar jetën e tij të mbushur me aktivitete e duke pasur kontakte me njerëz të ndryshëm pa e ditur se ishte infektuar.

Mattias, i cili ndodhet tashmë në përkujdesje intesive nga stafi mjekësor, bënte një jetë të ndarë mes 3 qyteteve, Codogno, Castiglione D’Adda dhe Casalpusterlengo.

Ai jeton në Codogno ndërkohë shkon shpesh e dhe në Castiglione D’Adda, ku takon familjen e miqtë e tij, si dhe punon në Casalpusterlengo. Mjekët e punonjësit e mjekësisë po ndërtojnë itineraret e aktivitetet e kryera nga ai.

Ndër aktivitetet më me shumë impakt në përhapjen e virusit janë ato sportivet. Në 2 shkurt ai ka marrë pjesë në një gjysmë maratonë me grupin e atletëve “Codogno 82” në Santa Margherita Ligure.

Ndërkohë, në 9 shkurt Mattia ka zhvilluar një tjetër garë vrapimi jo-kompetitive në Sant’Angelo Lodigiano. Në 15 shkurt ai vazhdoi të kishte kontakt me më shume individë, pasi zhvilloi një ndeshje futbolli në Madignano (Cremona) me ekipin e tij Picchio di Somaglia për një ligë jo profesioniste CSI.

Sipas komunikatës së klubit të futbollit “gjithë njerëzit që kanë qenë në kontakt me Mattian do i nënshtrohen kontrrollit mjekësor”.

të fundit

Aksident në Përmet/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Përmet–Çarçovë. Sipas informacionit paraprak,…

1 minute ago

Bashkimi Europian përballet me sezonin më të keq të zjarreve në histori

Spanja dhe Portugalia, janë goditur veçanërisht rëndë, me afërsisht 1% të të gjithë Gadishullit Iberik të djegur, sipas shkencëtarëve të…

14 minutes ago

Situata me zjarret në vend: Në 24 orët e fundit, 14 vatra ende aktive

Në 24 orët e fundit, janë raportuar 14 vatra zjarri në vend. Tre prej tyre vijojnë të jenë aktive, dy…

38 minutes ago

Operacioni policor në Durrës/ Kush janë dy “personat e rrezikshëm” që u arrestuan mbrëmë

Janë zbardhur emrat e dy prej të arrestuarve mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku mësohet se bëhet fjalë për Erald…

59 minutes ago

Ylli i “Home Alone” shokon me rrëfimin e tij: Babai më keqtrajtonte sistematikisht, nuk dua të jem kurrë si ai

Ylli i famshëm i filmave të Krishtlindjes “Home Alone”, Macaulay Culkin, ka treguar detaje tronditëse nga fëmijëria e tij, duke…

1 hour ago

Fundoset banda shqiptare e narkotrafikut në Britani, dënohen me 28 vite burg 6 anëtarët (EMRAT)

Gjykata britanike ka dënuar me 28 vite burg, 6 shtetas shqiptarë të cilët ishin pjesë e një grupi të organizuar…

1 hour ago