Një pistë tjetër është bërë e ditur në lidhje me atentatin që tronditi Shqipërinë mbrëmjen e djeshme.
Dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia u ekzekutuan në Durrës nga autorë akoma të paidentifikuar.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokuroria e Durrësit ka ngritur një pistë të re hetimi duke bashkuar dy dosje. Bëhet fjalë për dosjen e vrasjes së dy të rinjve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, ngjarje e ndodhur më 2 mars të këtij viti.
Bashkimi i këtyre dy dosjeve është bërë për faktin se dy vëllezërit Haxhia kanë njohje dhe marrëdhënie miqësore me dy viktimat e para. Shkoza dhe Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë e mekanizëm.
Po kështu mësohet se bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal që ka qëlluar dhe ndaj Dorian Shkozës e Anxhelo Avdias dhe ndaj vëllezërve Haxhia.
Kuvendi do të zhvillojë sot në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit të Presidentit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…
Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…