Categories: Uncategorized

15 plumba, atentati në Vlorë dyshohet për hakmarrje (FOTO LAJM)

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dyfishtë në Vlorë, ku mbetën të lënduar Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç, dhe kunati i tij Ronald Çepaj 27 vjeç.

Mësohet se ndaj dy të plagosurve janë qëlluar të paktën 15 plumba kallashnikovi, kjo vërtetohet edhe nga gëzhojat e gjetura në skenën e ngjarjes nga ekspertiza.

Deri më tani për këtë ngjarje të rëndë janë shoqëruar në polici 10 persona.

Pista e parë ku po hetohet është hakmarrja, pasi Nikollaq Çepaj (Taullaraj) kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu për një plagosje në vitin 2018.

Nikollaq Çepajt, ka ndryshuar edhe mbiemrin, pasi më parë e ka pasur Taullaraj, por më pas mori të gruas. Në qershor të 2018 ai u arrestua për plagosjen e Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen ‘Pavarësia’.

Ndërkohë për shkak të plagëve të shumta të marra në trup si pasojë e breshërisë së plumbave, Nikollaq Çepaj (Taullaraj) ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Atë e kanë kapur pesë plumba, njëri në kokë dhe 4 të tjerët në shpinë dhe legen, ndërkohë kunati i tij Ronald Çepaj ka marrë dy plumba në të dyja këmbët dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Për sa i përket autorit të kësaj ngjarje kriminale, sipas dëshmitarëve ishte i pamaskuar, me mjekër dhe kapele i cili pasi qëlloi mbi dy të plagosurit u largua me shpejtësi me një makinë tip ‘Benz’, që u gjet dy orë më vonë e djegur në aksin e vjetër Vlorë-Fier me kallashnikovin e shkrumbuar brenda.

të fundit

Celibashi “rrëzon” Opozitën: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ

Pavarësisht denoncimeve në media, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi deklaron se në KQZ nuk është depozituar asnjë ankesë për…

9 minutes ago

Elbasani i “paralizuar” nga trafiku, radhë kilometrike automjetesh në disa rrugë

Një situatë mjaft e rënduar është regjistruar prej orëve të pasdites në të gjitha akset rrugore që përshkojnë qarkun e…

44 minutes ago

Zgjedhjet në Rumani/ Qeveria denoncon “shenjat e ndërhyrjes ruse”, themeluesi i Telegram: Na kërkoi Franca të ndërhynim

Qeveria rumune denoncoi sot një "fushatë të gjerë informacioni të rremë" në mediat sociale, veçanërisht në Telegram, që synonte "ndikimin…

1 hour ago

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në…

1 hour ago

Kryeministri izraelit i hapur për një marrëveshje që do të përfundonte luftën në Gaza, Netanyahu kërkon ‘pakt paqeje’ me kushte

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se është i hapur për një marrëveshje që do të përfshinte sipas tij përfundimin…

2 hours ago

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin…

2 hours ago