Categories: Uncategorized

15 mijë punëtorë shqiptarë në Greqi, kjo është dogana fillestare që do hapet

Pasi Shqipëria dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësisë në Greqi, kanë ardhur edhe aplikimet e para për të tërhequr punëtorë nga vendi ynë. Deri më tani janë kryer 356 leje të përkohshme në zonën e Verias.

Pala greke po punon me ritme të larta pasi kërkesat janë emergjente, ndërkohë mësohet se dogana e parë ku do të kalojnë shqiptarët që do të udhëtojnë me këto kontrata është Kakavija, ku po punohet për të ndërtuar edhe vendin ku do të kryhen testet e Covid-19.

Të lidhura

None found

“Në rastin konkrete kemi mësuar se janë 15 mijë shqiptarë që mund të përfitojnë për të punuar në Greqi. Kryesisht në Frutikulturë por edhe degë të tjera të bujqësisë. Është shumë urgjente ardhja e tyre 3 mijë duhen në Larisë, 10 mijë në Veria dhe 2 mijë në Kavalla. “

Punëdhënësit greke që janë të interesuar për të punësuarit sezonale,të aplikoje pranë kooperativave bujqësore të rajoneve të tyre me dokumentat si më poshtë.

1-Kërkesa me shkrim pranë kooperativës.

2-Formulari i deklaratës së përgjegjësisë personale të punëdhënësit.

3- Fotokopje të pasaportës së punonjësit të ftuar për punësim

4-Deklaratë financiare e fermerit për vitin 2019.

5-Faturë pagese 100 euro për çdo të ftuar(pagese në banke për llogari të shtetit grek)

6-Pagesë 80 euro për testin e CoVid, e cila do të bëhet në bankë, për llogari të kompanisë së përzgjedhur për testin.

Pagesat do të zbriten nga taksat gjatë muajve në vazhdim.

7-Udhëtimi i punonjësve do të bëhet me autobusë, ekskluzivisht me firmën e përzgjedhur prej kooperativës, e cila zbaton rreptësisht protokollet e sigurisë së caktuara prej qeverisë greke.

8- Kosto e udhëtimit paguhet nga punonjësi i ftuar. (Vlerësohet se do të jetë 30-50 euro)

9-Testet do të bëhen brenda në autobusët në të cilët do të udhëtohet, në piken kufitare të Kapshticës dhe në vazhdim ato do të dërgohen në laboratorët e kontraktuar në Selanik.

10-Deri në përfundim të analizave, punonjësit do të karantinohen në njësite e akomodimit të përzgjedhura prej kooperativës.

11-Nuk do të pranohen të kalojnë qytetare në formë spontane, por vetëm në mjetet e kompanisë të autorizuar dhe certifikuar për procesin në fjalë.

12-Procedurat do të plotësohen brenda dy ditësh dhe në vazhdim, kompania e udhëtimit rakordon lidhur me lëvizjen e punonjësve dhe dorëzon listën e udhëtimit pranë organeve policore kufitare shqiptare dhe greke, të cilat kryejnë edhe kontrollet e sigurisë.

Përsa i përket punonjësve të interesuar të punësohen në këtë sektor do të duhet të aplikojnë në platformën on line www.punenegreqi.gr ( do të jetë funksional nga dita e hënë) dhe brenda 3-4 ditëve do të kenë përfunduar kontratat e punës prej punëdhënësve./TCH

të fundit

Zbardhen detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

8 minutes ago

Transportonin kundrejt pagesës 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë…

13 minutes ago

Albian Ajeti rilind te Lugano: gjashtë gola në dhjetë ndeshje pas një periudhe të vështirë

Albian Ajeti po përjeton një periudhë të shkëlqyer te FC Lugano, ku ka rigjetur formën dhe instinktin e golashënuesit pas…

17 minutes ago

Court definitively dismisses Trump’s $10 billion lawsuit against The Wall Street Journal over Epstein letter

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar padinë prej 10 miliardë dollarësh të presidentit Donald Trump kundër gazetës…

32 minutes ago

Cambridge scientist among 69 victims of tragic railway crash in Spain

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

32 minutes ago

Hasani: Albanians should capitalize on changes in Serbia and call for an investigation into address deactivation

Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…

32 minutes ago