Categories: Uncategorized

1.3 ton kokainë, zbulohen kush ishin vëllezërit që porositën kontenierët me banane

Një sasi rekord kokainë është sekustruar pasditen e sotme në Maqedoninë e Veriut, në një fshat 10 kilometra larg Tetovës

Rreth 1.3 ton kokainë, ishin vendosur në një trajler, ku ishte fshehur në kontejnerët me banane.

Kokaina është nisur fillimisht nga Amerika Latine, në Itali në Mal të Zi, më tej ka hyrë dje në Shqipëri përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, tranzit, dhe ka dalë sot nga Qafë-Thana në Pogradec, për të kaluar në Maqedoninë e Veriut.

Ky itinerar ishte zbuluar nga DEA amerikane dhe policia italiane që bashkëpunuan në këtë operacion., e cila ka sinjalizuar edhe SPAK, duke kërkuar ndihmë nga autoritet shqiptare.

Trajleri me drogë, bëhet me dije se është mbajtur nënvëzhgim nga SPAK, ndërkohë që është vërejtur se nuk kishte lidhje me grupet kriminlae shqiptare brenda vendit.

Mësohet se trajleri u la të kalojë për në Maqedoninë e Veriut, ku edhe u bllokua nga autoritetet në një magazinë të madhe frutash në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas hetimeve të kryera deri më tani, destinacioni final i kokainës ishte Koper, në Slloveni. Droga u gjet në një magazinë frutash, ndërkohë në pranga kanë rënë 2 shoferë dhe 1 magazinier.

Kontejnerët me babane nga Amerika Latine ishin porositur nga dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, vëllezërit Sejdullah Hebibi dhe Enver Hebibi.

të fundit

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”, Iliri telefonohet nga bashkëshortja: Ka një problem, na ke lënë pa gjumë

Banori Ilir Vrenozin ka marrë një surprizë natën e sotme ku i është dhënë mundësia të flasë në telefon me…

48 seconds ago

KQZ përfundon procesimin e rezultateve preliminare, LVV-ja afër 50%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesimin e rezultateve preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës të cilat…

32 minutes ago

U arrestua për abuzim me të miturën/ Fqinjët të tronditur: Është baba i 4 vajzave, është bërë edhe gjysh

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Piskupat të Pogradecit. Dyshohet se e mitura…

54 minutes ago

EMRI/ Përdhunoi 12-vjeçaren, ky është 70-vjeçari që u arrestua nga policia e Pogradecit

Personi që shihni në foto është 70-vjeçari Rushan Selko, i akuzuari për përdhunimin e 12-vjeçares në Pogradec. Dyshohet se e…

1 hour ago

Vendimi i qeverisë, kompensime mujore për pensionistët sipas niveleve, deri në 1,800 lekë shtesë në muaj

Këshilli i Ministrave ka vendosur kompensimin e të ardhurave mujore për pensionistët, sipas niveleve të tyre të pensionit dhe kategorive…

2 hours ago

“Kemi 9 vite që e mendojmë”, Vesa Luma flet hapur për mundësinë e një femije të dytë: Nuk është shumë në favor

Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një përgjigje të sinqertë dhe plot emocione.…

2 hours ago