Categories: Uncategorized

“12 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri”, reagon vajza e cila përhapi audio-mesazhin

Që prej natës së djeshme duke vazhduar dhe gjatë gjihë ditës sot është përhapur me shpejtësi në aplikacionin Whats app një audio- mesazh ku thuhet se në Shqipëri janë 12 të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Ishte pikërisht zëri i nj vajze që bën me dije lajmin por sipas saj shteti po fsheh situatën. Në audion dëgjohen dhe disa kshilla për të qëndruar larg virusit.

Lidhur me këtë audio, reaguan dhe autoritetet të cilt akuzojnë vajzën për përhapjen e një lajmi të rremë.

Nga po e njëjta vajzë, vjen një tjetër audio ku kërkon të fshihet audio e parë pasi është thirrur të dëshmojë në polici për përhapje të “lajmeve fake”.

Audio 1:

“Goca, se po më shkruante motra tani. Vjehrra e motrës time është mjeke në spital dhe na mori në telefon dhe na ka thënë që janë konfirmuar shumë raste me koronavirus në Shqipëri, kështu që evitoni kafet e mbyllura ku ka shumë njerëz, autobusat, përdorni higjienizues, mos i takoni njerëzit, thojuni “mirëmëngjes” “mirëdita”, por mos u jepni duart që të keni kontakt me frymëmarrjen. Pini lëng portokalli se forcon imunitetin se kush ka imunitetin e dobët më i rreziku dhe çështja është se do përhapet në masë, se nuk kemi as kushtet e duhura për t’i mbajtur në karantitë të infektuarit tha ajo. Nuk është për të përhapur panik, por bëni kujdes me këto gjërat kështu. Mbani gjithmonë higjienizues me vete, lani duart sa më shpesh, nëse hipni në autobusa shpesh merrni maska se nuk i dihet. Nuk është bërë akoma publike se nuk e lejon shteti domethënë mbi 12 raste vetëm javën e fundit”,

Audio 2:

“Goca kjo audio është e imja. E kam nisur te grupi i punës para pak orësh dhe ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni. Të gjithë njerëzve që ua keni dërguar thuajini fshijeni se unë nesër kam për të shkuar në polici dhe kam për të dhënë deklaratë gjasme për lajme fake. Të lutem kushdo që e merr këtë audio, ti thonë që ta fshini dhe mos ta shpërndajë më se është bërë problem shumë i madh. Ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni”.

të fundit

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

11 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

43 minutes ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

1 hour ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

1 hour ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

1 hour ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

2 hours ago