Categories: Uncategorized

11 mijë të prekur nga gripi në javë, ku duhet ti dërgoni fëmijët për vizitë

Jemi pikërisht në kohën kur gripet dhe sëmundjet virozale janë vërdallë nëpër këmbë.

Më të prekurit janë fëmijët dhe të moshuarit dhe sipas statistikave, rreth 11 mijë persona në javë preken nga infeksionet respiratore.

Të lidhura

None found

Ndërsa kurba e qarkullimit të virusit të gripit është në rritje, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vjen me një apel për qytetarët. Ministrja siguroi se shërbimi do të jetë 24 orë në tre qendra shëndetësore në Tiranë, ndërsa këshilloi prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në këto qendra pa patur nevojë që të shkohet në spital për urgjencat pediatrike. Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë, e cila është një prej qendrave që është kthyer në qendër 24 orëshe për të përballuar fluksin e pacientëve në sezonin e dimrit.

“Virusi i gripit, sipas sistemit të survejancës ka një intensitet mesatar, me tendencë rritje, ndaj ne i jemi përgjigjur kësaj situate me garantimin e shërbimit shëndetësor 24 orësh në 7 ditë të javës në qendrat shëndetësore të Tiranës, ku edhe fluksi është më i lartë. Janë 3 qendra shëndetësore, ajo nr. 10 që do të mbulojë zonën e ish-Oxhakut, qendra shëndetësore nr. 8 në zonën e ish-bllokut, qendra nr. 7 në Laprakë, të cilat ofrojnë shërbim shëndetësor për fëmijët në moshën pediatrike edhe gjatë natës”, u shpreh Ministrja Manastirliu gjatë inspektimit në qendrën nr. 10 në Tiranë.

Sipas sistemit ALERT të survejancës, në Shqipëri, sikundër në të gjithë vendet europiane po qarkullon virusi i tipit A, nëntipi A/H1 dhe qarkullimi i virusit është me intensitet mesatar, me tendencë rritje, një situatë e zakonshme dhe e pritshme për stinën. Janë rreth 11 mijë raste në javë me infeksione respiratorë, që sipas MSH-së kjo situata është normale. /albeu.com/

të fundit

Ibrahimovic vlerëson Japoninë pas humbjes dramatike ndaj Brazilit: Meritonin më tepër

Brazili siguroi një vend në 1/8 e finales në Kupën e Botës pas një fitoreje dramatike 2:1 ndaj Japonisë, me…

1 minute ago

Neuer rrëfen heshtjen në dhomat e zhveshjes pas daljes tronditëse dhe konfirmon largimin nga kombëtarja

Një zhgënjim i madh mbretëroi në kampin e Gjermanisë pas eliminimit nga Kupa e Botës. "Pancerët" u mposhtën nga Paraguai…

19 minutes ago

Maroku barazon në fund, fiton me penallti ndaj Holandës dhe kalon në 1/8 e finales

Kombëtarja e Marokut është kualifikuar në raundin e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Holandën pas ekzekutimit…

25 minutes ago

Maroku kalon Holandën pas penalltive, pasi barazoi në shtesë

Kombëtarja e Marokut është kualifikuar në raundin e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Holandën pas ekzekutimit…

30 minutes ago

Nagelsmann pas daljes tronditëse të Gjermanisë nga Kupa e Botës: Jam i gatshëm të vazhdoj

Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…

4 hours ago

Neymar ironizon ekonomistin gjerman pas kualifikimit të Brazilit: Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm

Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…

4 hours ago