Categories: Uncategorized

10,023 të pastrehë, Luljeta Bozo ka një apel për të dëmtuarit e tërmetit

Sot u zhvillua mbledhja e katërt e komitetit të Rindërtimit për banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

10,023 qytetarë vazhdojnë të jenë të pastrehë, në çadra, ndërsa 12 mijë familje përfitojnë bonusin e qerasë.

E ftuar në Top Talk ditën e sotme për të folur pikërisht për këtë gjë ishte inxhinierja Luljeta Bozo.

“Është bërë një punë shumë e madhe për të arritur atë që do jetë shpëtimi i zonave rurale, nuk flas për qytetet e mëdha”.
Por si do bëhet kjo? Bozo tregon se sot në mbledhje janë përcaktuar të gjitha zonat për të cilat është bërë një plan rregullues.

“ Thumana, Bubqi, Fushë-Kruja dhe shumë të tjera. Shtëpitë në fshat do jenë një katëshe, maksimumi 2 dhe me pak oborr, si punë vilash pak a shumë. Duke qenë të grumbulluar këto banesa, atyre u shërbehet shumë më mirë, e dyta bashkojnë edhe kapitalet e tyre, toka bagëti etj, që do përdoren për më mirë”, shprehet ajo.

Por si do të ndërtohen ato konkretisht? “Këto shtëpi kanë disa vantazhe. I pari që do kenë themel pllakë, që është më i sigurti, e dyta struktura shumë e lehtë, dhe nga pikëpamja ekologjike janë shumë më të mira”, tregon Bozo.

Ndërsa për pallatet, ajo tha: Atje ku ka qenë, atje do ndërtohen. Kostot për të cilët i mbulon shteti.

Në fund inxhinierja Boza kishte edhe një apel për të prekurit. Të ketë mirëkuptim dhe të ndihmojnë me sa të munden. Duhet durim, sepse ky proces ka procedura.

të fundit

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

11 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

13 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

30 minutes ago

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

44 minutes ago

Hetimet për Veliajn/ Klodiana Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…

49 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…

1 hour ago