Categories: Uncategorized

10 të prekur, të gjitha masat e marra sot nga qeveria kundër përhapjes së koronavirusit

Ditën e sotme në Shqipëri u konfirmuan zyrtarisht 10 raste me koronavirus, ndërkohë pritet analizat e 18 shtetasve të dyshuar.

Qeveria mori sot disa masa shtesë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Të lidhura

None found

Ato janë:

Pezullimi i të gjithë linjave të udhëtimit Itali-Shqipëri.
Mbyllja deri në datën 3 prill 2020 të gjitha ambienteve që ofrojnë shërbime, lokale nate, disko apo të tjera lloje shërbimesh.

Mbyllja deri në datën 3 prill të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve apo të rinjve, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra kulturore, qendra sociale, apo qendra argëtimi.

Mbyllja e të gjitha gjykatave të vendit, për dy javët në vazhdim.
Pensioni do të dërgohet në shtëpi me kosto zero për të moshuarit, duke filluar nga ky muaj deri në përfundim të kësaj situate.
Postat duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të garantojnë masat për të kufizuar kontaktet me njerëzit.
Administrata shtetërore nuk do të ofrojë më shërbime për qytetarët nëpër sportele.

Një pjesë e administratës publike që mund të punojë nga kompjuteri do të punojë nga shtëpia, si dhe ata prindër që kanë fëmijë të vegjël, në çerdhe, kopshte apo arsimin fillor.
Kufizim i kontakteve në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike. Për qendrat sociale që ofrojnë shërbime si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët pa përkrahje prindërore, do të shmanget kontakti me persona jashtë strukturës ku ata banojnë.

Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 2 m nga tavolinat dhe së paku 1 metër qytetarët nga njëri tjetri.

Pezullohen përkohësisht të gjithë proceset dhe procedurat për konkurset publike të punësimit.

Ministria e Shëndetësisë i kërkoi qytetarëve të zbatojnë këshillat e specialistëve, të zvogëlojnë në minimum kontaktet fizike me persona të tjerë dhe të telefonojnë urgjencën në numrin 127 në rast se kanë simptoma të tilla si temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

të fundit

Bersant Celina vendimtar për Al-Ettifaqun me një gol dhe një asistim në Arabinë Saudite

Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…

7 hours ago

Police violence against young protesters: Berisha calls for investigation and legal punishment

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

7 hours ago

Ina Zhupa at Police Station No. 2: American photojournalist Michael Moates among those arrested

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…

7 hours ago

Shot in the eye with a rubber bullet/ The day before, Erjon Vishkulli helped Fadil, a protester facing economic hardship

Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…

7 hours ago

France 24 reports on the 12th student protest in Tirana: Clashes, corruption allegations and calls for Rama to step down

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…

7 hours ago

Dhuna e policisë ndaj protestuesve të rinj, Berisha kërkon hetim dhe ndëshkim ligjor

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

7 hours ago