Categories: Uncategorized

10 mijë telefonata tek “127”, urgjenca iu përgjigjet vetëm 3400 prej tyre

shqipëria ka shënuar zyrtarisht 15 të prekur nga koronavirusi, ndërkohë në Durrës ka humbur jetë një e moshuar, e infektuar në Itali.

Autoritetet shqiptare kanë vënë në dispozicion të qytetarëve një numër i cili është 127 për ta thirrur në çdo rast kur kanë dyshime se janë të infektuar me koronavirus, ndërsa ditën e djeshme zyrtarisht u tha se ka pasur mbi 3000 telefonata.

Ndërkohë ditën e sotme thirrjet janë trefishuar ndërsa mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit janë bërë mbi 10 mijë telefonata, por ajo çfarë është shqetësuese ka të bëjë me faktin se këtyre thirrjeve u janë përgjigjur vetëm 3400 prej tyre.

Pra më shumë se 5000 qytetarë që kanë kërkuar ndihmë apo konsultë nuk kanë marrë një përgjigje nga Urgjenca Kombëtare.

Qytetarët nga ana tjetër kanë paraqitur ankesa pasi ua mbyllin telefonin pavarësisht se provojnë herë pas herë të lidhen me sallën operative të Urgjencës.

të fundit

Kuvendi nën drejtimin e Peleshit: Mbledhje, votime dhe formimi i qeverisë së re

E hëna, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi do të mbledhë kryetarët e grupeve parlamentare për të përcaktuar emrat në kryesitë…

2 minutes ago

Nepali zgjedh kryeministren e parë femër pas protestave të dhunshme. Kush është ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë Sushila Karki?

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Nepalit, Sushila Karki, është bërë kryeministrja e përkohshme e vendit, pasi protestat vdekjeprurëse kundër…

30 minutes ago

Zyra e BE-së i druhet një situate kritike në Kosovë, marrëveshje me KFOR për asistencë në rast evakuimi

Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR, Major Enrico Barduani, ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo…

43 minutes ago

“Liri për çlirimtarët”/ Mbi 500 veteranë të luftës nisen drejt Holandës, protestë para Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇk-së

Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën…

1 hour ago

Prokuroria e Përgjithshme: Dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik

Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…

1 hour ago

Një kërpudhë vr*sëse alarmon spitalet evropiane

Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…

2 hours ago